Tiranë me 02/09/2019

OBJEKT:                                       Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një Organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i Organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shendetesor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave, Programi  Ekonomia Sociale dhe Aftesia e Kufizuar, si  dhe Programi i Shërbimeve Doganore, duke  bashkepunuar me  rrjetin unik të Enteve te Kishes Katolike ne Shqiperi,  si psh: Dioqezat, Famullite, Bashkesite Rregulltare, etj.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat

·       Respektimi i të drejtave të njeriut                                 ·       Respektimi i dinjitetit njerëzor

·       Respektimi kulturës dhe diversitetit                             ·       Të njëjtë dhe të barabartë

·       Solidaritet                                                                           ·       Përfshirja e vullnetarëve

·       Paqja                                                                                    ·       Drejtesia Sociale


Autoritet Kontraktor:                                  Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                                        “Rikonstruksion i Guest House, Tiranë”

Nr. i Referencës:                                           RFP-01-ADM-19

Lloji i Procedurës:                                        Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e njoftimit të tenderit:                         02/09/2019

Data e mbylljes së njoftimit:                        25/09/2019; Ora: 16:00

Afati kohor për perfundimin e punimeve: 1 Vit

Dokumentacioni i përgatitur në:                 Gjuhën Shqipe

Periudha e vlefshmërisë së ofertës:             1 Vit


CARITAS SHQIPTAR KËRKON TË:

Kryej rehabilitimin e shtëpisë së pritjes, objekt i cili ndodhet pranë zyrave qëndrore të Caritas Shqiptar në Tiranë. Për të realizuar punimet e kërkuara, Caritas Shqiptar fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën e tyre.

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Hartimi i ofertës

Në zarfin e ofertës do të përfshihen dokumentat si mëposhtë:

  • Ekstrakt historik i subjektit (kompanisë).
  • Deklaratë mbi gjëndjen gjyqësore sipas Shtojca 1.
  • Deklaratë mbi përmbushjen e Specifikimeve Teknike sipas Shtojca 2.
  • Licencë për ushtrim aktiviteti
  • Oferta Financiare sipas formatit Aneks RFQ

Subjektet duhet të dorëzojnë dorazi, ofertën origjinale të futur në zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur, me emrin dhe adresën e ofertuesit dhe të shënuar:

“Ofertë për Rehabilitimin e Shtëpisë së Pritjes, Tiranë RFP-01-ADM-19”

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet. Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e tij, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar subjektet (kompanite) nepermjet njoftimit publik për shtyrje afati.

Të gjitha çmimet duhet të kuotohen në Monedhën Shqiptare (Lek), duke përfshirë edhe tatimet që zbatohen, por duke specifikuar nëse përfshiret TVSH ose jo.

Subjektet të cilat duan të marrin pjesë në këtë procedurë tenderimi, duhet të kryejnë vizita në terren pranë zyrave të Caritas Shqiptar për hartimin e preventivave dhe projekteve. Për çdo paqartësi ose informacion më të detajuar mund të kontaktoni në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Kriteret/Formula e vlërësimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse subjekti (kompania) ka paraqitur dokumentacionin konformë kritereve të parashikuara në këtë njoftim (thirrje). Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin e dokumentacioneve të specifikimeve teknike, do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të mirë të ofruar.  Ofertat të cilat nuk janë të shoqeruara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen.