Organizata:                       Caritas Shqiptar

Pozicioni:                            Mjek/e

Departamenti:                 Anti-Trafikimit dhe Migracionit

Vendodhja:                         Bilisht/ Korçë

Varet & raporton tek:   Menaxheri i Projektit

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me UN WOMEN me mbështetjen  e Qeverisë Norvegjeze për fondin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm po zbaton një projekt në mbrojtje të të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve  që identifikohen në Shqipëri. Projekti synon përmirësimin e kushteve të pritjes në kufij dhe forcimin e  kapaciteteve institucionale  për të menaxhuar flukset e migracionit të përzier, me fokus fëmijët e pashoqëruar, gratë në rrezik nga trafikimi dhe dhuna, të mbijetuarat e dhunës/ trafikimit dhe abuzimit. Ky projekt do të realizohet përmes identifikimit të rasteve, mbështetjes psiko-sociale dhe intervistimit  duke rritur aksesin e tyre në infomacion, përkthim, këshillim dhe referim ne sistemin e shërbimeve sociale në nivel lokal apo qendror. 

Mjeku  do të punojë me kohë të plotë dhe është përgjegjës për zbatimin e projektit duke ofruar përkthim sipas nevojave në pikat kufitare të zones ku zbatohet projekti,  punën në zyrë, logjistikën, përgatitjen e raporteve për Caritas-in Shqiptar, bashkëpunim me aktore të tjerë institucional, kryerjen e detyrave të deleguara nga manaxheri, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin.

Projekti zbatohet në qarkun e Korçës.

 

Përgjegjesitë Specifike

  • Siguron ndihmë urgjente mjekësore për gratë dhe vajzat gjatë qëndrimit në mjediset e pritjes së përkohshme;
  • Siguron mbështetje dhe këshillim mjekësor për gratë dhe vajzat për shëndetin riprodhues dhe çështje të tjera të kujdesit shëndetësor;
  • Të ofrojë mbështetje stafit të terrenit gjatë punës me grupet miks migratore sidomos me gra dhe vajza të identifikuara nga Policia Kufitare dhe Migracionit.
  • Siguron një ambjent mikpritës dhe të sigurtë për personat që viziton.
  • Vlerëson rrezikshmërinë e rasteve të paraqitura sipas protokollove përkatëse.
  • Të zbatojë parimet e përgjithshme për mbrojtjen, ruajtjen, sigurinë dhe administrimin e informacionit konfidencial
  • Ofron informacion të detajuar për rastet që identifikon dhe trajton.
  • Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi pune me aktorët vendorë dhe anëtarët/et e komunitetit.
  • Siguron mbështetje mjekësore për autoritetet në dhënien e përgjigjes së parë për ata që akomodohen në qendrat e pritjes;
  • Mbështet stafin e zyrës në identifikimin e viktimave të mundshme të dhunës, trafikimit dhe abuzimit;
  • Mbështet stafin e zyrës në referimin e mëtejshëm të viktimave të mundshme për shërbime të specializuara;
  • Koordinon me Policinë e Kufirit dhe Migracionit rastet e referimeve në spital për personat në gjendje të rënduar;
  • Kryen një analize të nevojave më të shpeshta të lidhura me nevojat mjekësore të personave në mjediset e pritjes së përkohshme;
  • Përgatit raporte javore, raporte mujore dhe raportin përfundimtar sipas nevojave;
  • Sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar dhe UNWOMEN.
  • Ndihmon në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare sipas nevojave të projektit.
  • Angazhohet edhe jashte orarit të punës.

   

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në mjeksi;
  • Të ketë eksperiencë pune në profesion të paktën 1 vjeçare;
  • Preferohet të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike;
  • Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B dhe makine personale per të levizur sipas nevojave te punës;

 

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë
  • Aftësi të mira organizative
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
  • Të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar
  • 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda datës 17.06.2021 Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327  ose në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org

Kohëzgjatja e pozicionit është 5 muaj  dhe data e parashikuar është  23 qershor  2021 deri me 23 nentor 2021. Ky pozicion mbyllet sipas dates se parashikuar ne njoftim.

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.