Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Koordinator/ Ekspert Migracioni
Departamenti: Anti-Trafikimit dhe Migracionit
Vendodhja: Kukes
Varet & raporton tek: Menaxheri i Projektit
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Caritas Austrine po zbaton një projekt në mbështje të të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve që identifikohen në Shqipëri. Qëllimi i projektit është mbrojtja dhe ofrimi me dinjitet i shërbimeve për këta persona. Ky qëllim do të arrihet përmes mbështetjes humanitare duke rritur aksesin e tyre në infomacion, ushqim, veshmbathje, transport, akomodim dhe përkthim.
Koordinatori do të punojë me kohë të pjesshme dhe është përgjegjës për zbatimin e projektit, punën në zyrë, logjistikën, përgatitjen e raporteve për Caritas-in Shqiptar, bashkëpunim me aktore të tjerë institucional, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin, shpërndarjen dhe monitorimin e ndihmave humanitare (NFIs).
Projekti zbatohet në nivel kombëtar dhe zonat që do të mbuloje ështe Kukës.
Përgjegjesitë Specifike
- Të koordinojë çeshtjet logjistike në zonën e implementimit të projektit.
- Të asistojë në nivel lokal që prokurimi i artikujve bazë të bëhet në kohën e duhur.
- Të koordinojë aktivitetet e projektit në zonën e përgjegjësisë.
- Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi pune me aktorët lokalë dhe anëtarët e komunitetit.
- Të sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar dhe UNHCR.
- Të ndihmojë në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare sipas nevojave të projektit.
- Të përgatisë raporte.
- Të mbajë përgjegjësi për magazinimin e materialeve të blera dhe shpërndarjen e tyre në bazë të librit të magazinimit.
- Të angazhohet edhe jashte orarit të punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në shkencat Juridike, shoqërore apo fusha të ngjashme.
- Eksperiencat e punës në një nga fushat do të merren parasysh.
- Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në zbatim projektesh me tema sociale dhe donatorë ndërkombëtarë
- Është e detyrueshme të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike
- Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B dhe makine personale per te levizur sipas nevojave te punes.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi
- Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë
- Aftësi të mira organizative
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
- Të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Letër motivimi
- CV e detajuar
- 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm
Afati i dorëzimit
Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda datës 27.01.2021 Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; ose ne adresen e email: caritasalbania@caritasalbania.org
Kohëzgjatja e pozicionit është 11 muaj dhe data e parashikuar është 1 shkurt 2022 deri me 31 dhjetor 2022. Ky pozicion mbyllet sipas dates se parashikuar ne njoftim.
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.