PREZANTIM I PROJEKTIT

 

Caritas Shqiptar, që prej Majit 2022, ka filluar zbatimin e projektit ACTIVE – Accessible Communication Toward Inclusion of Vulnerable and Excluded persons on Western Balkans. Projekti zbatohet ne 5 vënde të rajonit: Shqipëri, Bosnie dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi dhe Serbi. Projekti ka një kohëzgjatje prej 2 vitesh Maj 2022 – Maj 2024.

Objektivi i përgjithshëm është përfshirja e qëndrueshme (sociale) e perosonave të pafavorizuar dhe forcimi i të drejtës së njeriut për pjesëmarrje të plotë në shoqëri në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.

SITUATA

Personat me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor kanë shumë sfida të përbashkëta. Megjithëse vendet partnere kanë nënshkruar dhe ratifikuar Konventën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe planet e veprimit por shpesh kanë munguar burimet, njohuritë dhe mjetet për t’i bërë të aksesueshme. Ndarja dhe përjashtimi nuk kultivojnë një qasje të bazuar në të drejtat e njeriut dhe të orientuar drejt veprimit konkret. Personat e disavantazhuar mbeten burime të pashfrytëzuara, ose nuk përdoren si nxitës për rritjen ekonomike dhe inovacionin.

Atyre u mohohet qasja në shërbimet thelbësore, jetike dhe informacione të kuptueshme dhe të arritshme në lidhje me arsimin, punësimin dhe kujdesin shëndetësor. E drejta për shanse të barabarta dhe përfshirje nuk u ofrohet, gjë e cila kontribuon në margjinalizimin, stigmatizimin dhe diskriminimin e tyre. Cikli i varfërisë, privimit dhe izolimit social është theksuar nga pandemia Covid-19, pasi ka shkaktuar kriza dhe kërcënime ekstra shëndetësore, ekonomike dhe sociale.

Komunikimi i aksesueshëm mundëson pjesëmarrje, vetëvendosje, vetë-avokim, pjesëmarrje sociale, politike dhe kulturore për një grup të madh të synuar duke përgatitur informacion në gjuhë të thjeshtë. Komunikimi i aksesueshëm do të thotë që çështjet komplekse thjeshtohen dhe bëhen të kuptueshme për të gjithë njerëzit me (dhe pa) vështirësi në të mësuar, pa humbje informacioni. Ekziston një grup rregullash fikse që përfaqëson një udhëzues i rëndësishëm për përkthyesit në gjuhë të thjeshtë. Tekstet e përshtatura e të shkurtra mund të përdoren dhe të perceptohen pa mjete ndihmëse shtesë. Gjuha e lehtë është gjithashtu një kërkesë e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UN CRPD).

DISA AKTIVITETEVE TE PROJEKTIT:

  • Trajnimi i 30 trajnerve që do të shërbejnë si trajnues të ardhshëm mbi komunikimin e aksesueshëm
  • Zhvillimi i rregullave dhe rekomandimeve bazuar në standardet evropiane për tekste të thjeshtëzuara.
  • Zhvillimi dhe prodhimi i një manuali mbi rregullat dhe rekomandimet për komunikim të aksesueshëm në gjuhën përkatëse kombëtare (shqip dhe serbisht).
  • Udhëzimet mbi përdorimin, aksesueshmërinë dhe rekomandimet për hartimin e një faqe interneti të aksesueshme të zhvilluar me mbështetjen e ekspertëve të jashtëm.
  • Realizimi i seminareve, trajnimeve dhe konsulencës sipas konceptit të komunikimit të aksesueshëm.
  • Trajnimi i personave me dhe pa aftësi të kufizuara si redaktorë tekstesh dhe korrektues
  • Prodhimi i broshurave dhe materialeve të ndryshme promocionale.
  • Krijimi i 5 qendrave të kompetencës për komunikim të aksesueshëm.
  • Forcimi i organizatave lokale veçanërisht përmes shërbimeve të aksesueshme.
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimi të vendimmarrësve dhe autoriteteve vendore, institucioneve të të drejtave të njeriut, profesionistëve të medias dhe stafit në departamentet e komunikimit etj.
  • Organizimi i 5 tryezave të rrumbullakëta ne nivel lokal dhe kombetar, vizita studimore, fushta etj.