KËSHILLAT E EKSPERTIT

Përdorimi i benzodiazepinave krijon varësi. Në rast se përdor benzodiazepina (qetësues), bisedo me mjekun tënd për përdorimin e përgjegjshëm të këtyre ilaçeve, si dhe për mundësinë e ndërprerjes së marrjes së tyre. Në rast se po i përdor ato prej një kohe të gjatë, MOS I NDËRPRIT MENJËHERË, sepse mund të shfaqet një krizë abstinence dhe nevojitet mbikqyrja e mjekut!

Emri i ilaçit në kuti mund të jetë i ndryshëm nga emri i substancës farmakologjike. Pyet mjekun tënd nëse ilaçi që po përdor i përket grupit të benzodiazepinave.

Caritas-i, së bashku me partnerët në projektin rajonal SOCIETIES 2 të financuar nga Bashkimi Evropian, po zhvillon një fushatë ndërgjegjësimi për nevojën e ruajtjes së shëndetit mendor dhe respektimit të dinjitetit të personave me çrregullime mendore.