Projekti “A.C.C.E.N.T – Aksesueshmëri, Ndërgjegje qytetare, Punësim për personat me aftësi të kufizuara, si një prirje e re”, financuar nga Bashkimi Evropian në kkuadër të Programit Ndërkufitar të Bashkëpunimit Shqipëri – Mal i Zi bazuar në IPA II.

 Organizata zbatuese:

  • Caritas Arkidioqezan Tivar – Lider i projektit)
  • Caritas Shqiptar
  • Shoqata e Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve Tivar – organizatë partnere e Caritas-it Arkidioqezan Bar
  • Shoqata Projekti “Shpresa” Shkodër – partnere e Caritas-it Shqiptar

Zona e zbatimit të projektit

Mal i zi:

  • Komuna Tivar
  • Komuna Ulqin

Shqipëri:

  • Bashkia Shkodër
  • Bashkia Lezhë

 Grupet e synuara:

  • 50 persona me aftësi të kufizuara
  • grupet e interesit në sektorin e aftësisë së kufizuar në të 4 bashkitë e zonës ndërkufitare
  • Sektori i biznesit i rajonit (gjithsej 15 punëdhënës)

Përfitues fundorë:

  • 200 anëtarë të familjeve të personave me aftësi të kufizuara
  • Shoqëria civile në Mal të Zi dhe Shqipëri (gjithsej 5000 qytetarë)

 Rezultatet e pritshme:

  • 8 kurrikula për punësim dhe punësueshmëri të PAK
  • 30 persona me aftësi të kufizuara të trajnuar dhe/ose të mentoruar
  • 2000 orë mentorimi të ofruara
  • Aktivizim i 20 praktikave të punës (internshipeve)
  • 4 iniciativa vetëpunësimi të mbështetura
  • 26 persona me aftësi të kufizuara të punësuar
  • 15 takime me institucione, OSHC dhe kompanitë që punojnë me persona me aftësi të kufizuara
  • 1 panair i përbashkët pune për punësim dhe punësueshmëri të personave me aftësi të kufizuara në Tivar
  • 2 fushata mediatike për ndërgjegjësimin e punëdhënësve dhe të publikut në përgjithësi për dobinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës

 Punësim = dinjitet!