Ditën e Diel më 18 Nëntor 2018 në ditën Botërore të të Varfërve, në mbarë botën u organizuan aktivitete në ndihmë të varfërve nga përfaqësues të Kishës Katolike.

Gjithashtu në Omelinë e Meshës së Shenjtë për ditën Botërore të varfërve në Basilikën e Shën Pjetrit në Vatikan ku morën pjesë 6 mijë persona, Ati Shenjtë është ndaluar mbi varfërinë si paradigma e krishtërimit, ku ka theksuar se: “Të jetosh në kontakt me të varfër nuk është e modës së një papati”. “Padrejtësia është rrënja perverse e varfërisë” duke denoncuar se thirrja e “shumë Lazarëve” në botë.

Më datë 15 Nëntor 2018 Sektori i vullnetarizmit të Caritas Shqiptar së bashku me grupin e vullnetarëve të Caritas Shqiptar në bashkëpunim me Komunitetin Papa Giovanni XXIII, organizuan aktivitetin për të ndihmuar në qëndrën  “Kapana di Betleme”  që ndodhet në Rr. Sejdini në Tiranë e cila është nën kujdesin e  Komunitetit të sipërcituar.  Qëndër e cila mbledh  personat në nevojë që janë të braktisur,  të moshuar  që flejnë në rrugë, nuk kanë familje, persona me aftësi të kufizuara etj. Në këtë qëndër ato gjejnë strehë, ushqim, përkujdesje. Punonjësit e qëndrës i mbledhin këta persona dhe i akomodojnë në këtë shtëpi.  Kujdesen nga çdo pikpamje për ta në mënyrë që edhe ato të ndjejnë ngrohtësinë familjare.

Grupi i Vullnetarëve përbëhej nga të rinj të shkollave të mesme dhe të lartë të cilët kanë shprehur dëshirën e mirë për të dhënë kontributin e tyre dhe për t’ju ardhur në ndihmë personave apo shtresave në nevojë.

Gjithsej ishin 10 vullnetarë të cilët u angazhuan në pregatitjen dhe shtrimin e darkës për të varfërit në këtë qëndër dhe për të qëndruar me ta për disa orë në mënyrë që ato të mos ndihen të vetmuar dhe të braktisur nga shoqëria.  Ato u kënaqen për ndihmën dhe kontributin e tyre dhe kanë shprehur dëshirën e tyre që të angazhohen gjithmonë në evente të tilla të dobishme.

Në këtë darkë ishte i pranishëm dhe Mons. George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë- Durrës, i cili celebroi meshën e shenjtë, drejtori i Caritas Diqezan Durrës-Tiranë Z. Elidon Dodaj.

Në fund të darkës përfaqësuesit e qëndrës së bashku me nevojtarët na përshëndeten me orkestrën e tyre dhe falënderuan për darkën e këndëshme që kaluam së bashku.