Me qëllimin “Të promovohen aftësitë krijuese të të miturve nëpërmjet pikturës murale, si një medotë efikase për rritjen e vetbesimit dhe angazhimit aktiv në institucion”, stafi i Caritas në bashkëpunim me Instucionin e të Miturve Kavajë, ka organizuar aktivitetin artistik me piktura murale në sektorët ku janë të akomoduar të miturit. Kjo iniciativë vjen si rezultat i dëshirës për të përmirësuar realitetin, për t’i dhënë ngjyra ambienteve të përbashkëta nëpërmjet imazheve relaksuese, edukuese dhe motivuese.

Të miturit pasi sugjeruan organizimin e aktivitetit, morën përgjegjësinë për të parashikuar materialet e nevojshme, përgjedhjen e temave si dhe ndarjen në role. Përgjatë dizenjimit, impakti i lartë i të miturve dha mundësinë për të evidentuar talente, rritur vetbesimin dhe imazhin pozitiv të vetes. Imazhet e përzgjedhura shpalosin mesazhe të forta rreth lirisë, identitetit dhe çështjeve që i prekin personalisht ata.

Këtij aktiviteti iu bashkëngjitën edhe vullnetarët italianë të cilët u angazhuan teknikisht me ide dhe sugjerime të ndryshme rreth procesit të dizenjimit.

 

Aiming on “Promoting the creative abilities of minors through mural painting, as an effective method for increasing self-confidence and active engagement in the institution”, Caritas staff in cooperation with the Kavaja Juvenile Institution, has organized artistic activity with murals in the sectors where minors are accommodated. This initiative comes as a result of the desire to improve reality, to give color to common environments through relaxing, educational and motivating images.

The minors, after suggesting the organization of the activity, took the responsibility to foresee the necessary materials, the selection of topics and the division into roles. Throughout the design, the high impact of minors provided the opportunity to identify talent, increase self-confidence and positive self-image. The selected images reveal strong messages about freedom, identity and issues that affect them personally.

The Italian volunteers also joined this activity who were technically engaged with various ideas and suggestions about the design process.