Sot u bëmë të gjithë bashkë për t’i thënë “jo” fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore. Në kuadër të muajit “Antitrafik” qendra “Balonat” iu bashkua nismës së bashkisë Cerrik, për të dëshmuar angazhimin e saj në parandalimin e trafikimit nëpërmjet aktiviteteve të larmishme që zhvillon me fëmijët e anëtarë të komunitetit. Koordinatorja e qendrës, motër Camilla Maenza, e ftuar në panelin e aktorëve lokal, thekson rëndësinë e edukimit për eliminimin e këtij fenomeni.