Inkubatorët Rinorë të Caritas vazhdojnë të punojnë për programit e YourJob, pavarësisht situatës së shkaktuar nga pandemia e virusit të Covid-19. Këshilltarët tanë nga Aleksinac, Ruma dhe Zrenjanin i japin përdoruesve të tyre mundësinë për të vazhduar online aktivitetet e projektit të tyre. Çdo të mërkurë do të ketë një sesion trajnimi online.

Të mërkurën, më 1 prill, të rinj nga Aleksinac, Zrenjanin dhe Ruma patën mundësinë të marrin pjesë në trajnimin e parë online të quajtur “Aftësitë e Shitjes” përmes Skype, të mbajtur nga Vanja Jaksic, këshilltari ynë i karrierës nga Aleksinac. Trajnimi interaktiv nëntëdhjetë minutësh synonte përmirësimin e teknikave të shitjes të pjesëmarrësve tanë duke përdorur teknika dhe aftësi moderne shitjesh. Pjesëmarrësit e vlerësuan trajnimin si jashtëzakonisht interesant dhe të dobishëm.

Në të njëjtën ditë, këshilltari i YourJob nga Zrenjanin mbajti një takim online me të rinj nga Zrenjanin, të cilët kanë aplikuar për grante start-up për të nisur një biznes. Pjesëmarrësit në takim diskutuan mënyrën e realizimit të aktiviteteve në rrethanat e reja dhe planet për më tej. Kandidatët janë plot entuziazëm dhe ambicie sipërmarrjeje, por dhe optimistë në parashikimin e rimëkëmbjes së tregut.  

“Deri në takimin e ardhshëm online, ose shpresojmë në takimin live, do të punojmë fort për plan-bizneset,” thanë pjesëmarrësit e këtij takimi.