Nëse do të pyetëshit së ҫfarë një biznes është, jam e sigurtë se shumë prej jush dini sesi të përgjigjeni. Por nëse do të pyetëshit se ҫfarë është një biznes social, ju ndoshta nuk do të dini ta shpjegoni. Kur ju mendoni për biznesin dhe se ҫfarë nënkupton, ju mendoni rreth parave, të ardhurave ekonomike që vinë prej tij dhe një zotëri që qëndron në krye duke i numëruar. Por kur ne mendojmë për bizneset sociale, paratë dhe të ardhurat ekonomike i rikthehen komunitetit. Personat që qëndrojnë në krye të tyre, nuk numërojnë vetëm lekët, por numërojnë përfitimet e shoqërisë dhe sesa shumë njerëzit në nevojë po ndihmohen.
Mbase ju e keni kuptuar tashmë se ҫfarë është një biznes social, por le ta kuptojmë më mirë duke marrë përkufizimin e Yunus Social Business: “Një biznes social është një kompani që gjithashtu krijon të ardhura për të varfërit ose iu siguron atyre produkte thelbësore dhe shërbime si kujdesja e shëndetit, uji të sigurtë dhe energji të pastër. Ata operojnë saktësisht si kompanitë normale përveҫ disa diferencave të vogla: Qëllimi kryesor i bizneseve sociale është zgjidhja e një problemi shoqëror. Ndryshe nga bamirësia, një biznes social krijon fitim dhe synon të jetë vetë-mbajtës financiar. Heqja e nevojës për mbledhjen e fondeve lejon bizneset sociale të riinvestojnë fitimet në gjenerim të impaktit”.
Në sinergji me projektin “Employ Yourself” me fonde nga BE, i cili po implementohet në 8 shtete të rajonit, këshillueset e karrierës së programit YourJob morën pjesë në një vizitë studimore në Torino, Itali për të mësuar rreth praktikave më të mira të ndërrmarrjeve shoqërore. Gjatë vizitës së tyre 3-ditore, nga data 18 deri në 20 të shkurtit, ata u njohën me shumë praktika të ndryshme. “Innovation Center” në katin e 31 të Bankës Intesa Sanpolo ishte një nga shembujt i cili arkivon misionin e tij nëpërmjet mbështetjës së ekonomisë së shtetit, duke siguruar financime dhe shërbime për bizneset dhe familjet. Projekti “Humus” ishte gjithashtu një shembull i lidhjes së njerëzve nëpërmjet bashkëndarjes së punës në bujqësinë e zonave rurale. Zona Barolo me “Housing Giulia” ishte një shembull i strehimit, pritjes dhe shoqërimit nëpërmjet përfshirjes shoqërore dhe të ndihmuarit të njerëzve në momente të vështira. Një vizitë tjëtër ishtë në ndërmarrjen shoqërore bujqësore “La cascina del Mulino”, i cili është një shembull që ndan një seri shtigjesh në bujqësinë sociale që është konsideruar një risi dhe për të cilën janë marrë disa ҫmime dhe lëvdata kombëtare.
Koncepti i bizneseve sociale është një risi në Shqipëri, përmes të cilit ka vazhduar të përhapet në të gjithë territorin. Në kemi një shembull të mirë të projektit ELBA të implementuar nga Caritas Shqiptar, të ndërrmarrjeve shoqërore “Kolping” dhe “Te mullini”, në Shkodër, Shqipëri.