Tiranë me 08/04/2019

 

OBJEKT:                                                                                          Thirrje për pjesëmarrje në tender

Të nderuar Z./Znj.

Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri.

Që nga viti 1994, Caritas-i Shqiptar është anëtar i Caritas Internationalis dhe Caritas Europa, rrjeti botëror i organizatave Katolike që ofrojnë ndihmë.

Caritas-i Shqiptar punon me programe edukimi, që synojnë forcimin e pjesëmarrjes qytetare, nxitjen e barazisë sociale, ofrimin e shërbimeve mbështetëse në komunitetet më të cënueshme, nxitjen e vullnetarizmit, aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet edukimit, mbështet drejtësinë dhe nismat e paqes që kanë si qëllim ndërtimin e urave mes komuniteteve të ndara. Caritas-i Shqiptar në kuadër të objektivave afatmesëm dhe afatgjatë ofron shërbime dhe asistencë pa dallime fetare, etnike apo raciale.

Caritas-i Shqiptar funksionon në bazë të programeve: Programi Social, Programi Shëndetësor, Programi Anti-Trafikimit dhe Migracinit, Programi i Mbledhjes së Fondeve, Programi i Emergjencave dhe Programi i Shërbimeve Doganore. Duke përdorur rrjetin unik të famullive, kishave katolike shqiptare dhe komuniteteve fetare.

Në mbarë Shqipërinë funksionojnë 6 Caritas-e Dioqezane, pjesë e rrjetit të Caritas-it Kombëtar: Caritas Tiranë-Durrës, Caritas Shkodër-Pult, Caritas Sapa, Caritas Lezha, Caritas Rrëshen dhe Caritas Jugu, si dhe 95 misione referimi në të gjithë Shqipërinë.

 

Misioni

Ne besojmë në vlerën e dinjitetin e jetës njerëzore. Ne ndihmojmë duke u bazuar në vlerat shpirtërore dhe humanitare. Besojmë që çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre. Ne besojmë se respekti për të drejtat e njeriut do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

Parimet dhe Vlerat

  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Respektimi i dinjitetit njerëzor
  • Respektimi kulturës dhe diversitetit
  • Të njëjtë dhe të barabartë
  • Solidaritet
  • Përfshirja e vullnetarëve

 

Autoritet Prokurues:                     Caritas Shqiptar

Objekti i Tenderit:                         Blerje artikuj shtroje

Lloji i Procedurës:                          Kërkesë për Propozim (RFP)

Data e Njoftimit të tenderit:        08/04/2019

Data e mbylljes së njoftimit:       19/04/2019       Ora: 16:00

Kohëzgjatja e kontratës:              1 (një) vjeçare

 

CARITAS SHQIPTAR KËRKON

Blerjen e artikujve shtorje dhe për këtë fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin interesin e tyre para datës 19/04/2019, duke paraqitur ofertat finaciare të mbyllur në zarf.

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj dorazi me vulë dhe emërtimin “Blerje artikuj shtroje” deri me datë 19/04/2019 ora 16:00 në adresën e mëposhteme:

Caritas Shqiptar

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.  Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertave, duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë ose duke bërë public njoftimin për shtyrje afati.

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  1. Oferta Financiare / Çmimi duke përfshirë të gjitha taksat/TVSH si dhe të gjithë shpenzimet e tjera që lidhen me këtë shërbim.
  2. Dokumentacioni plotesues.

Kriteret/Formula e vlërsimit

Komisioni i vlerësimit do të analizojë së pari dokumentacionin përkatës dhe do të vlerësojë nëse eksperienca e kompanisë është e përshtatshme në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Caritas Shqiptar. Për të gjithë ofruesit që do të kalojnë vlerësimin dokumentacioneve plotësuese do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do të zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të ulët. Ofertat të cilat nuk janë të plotësuara me dokumentacionin përkatës mund të skualifikohen për mungesë dokumentacioni.