UDHËZIME TË PËRGJITHSHME (TERMA REFERENCE)
PËR DHËNIEN E GRANTEVE PËR BIZNESE TË VOGLA
- Rreth projektit CONEX Balkan
Projekti CONEX Balkan – Përgjigje Ndaj Covid-19 Për Përmirësimin E Situatës Socio-Ekonomike Të Njerëzve Të Margjinalizuar Në 6 Vënde Të Ballkanit Perëndimor. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të zbusë pasojat humanitare dhe socio-ekonomike të krizës COVID 19 në 6 vende të Ballkanit Perëndimor. Kriza ka prekur në mënyrë disproporcionale ato grupe që tashmë përballeshin me përjashtime dhe cenueshmëri sociale dhe ekonomike para krizës, përkatësisht të moshuarit, gratë e papuna dhe personat me aftësi të kufizuara. Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin jo vetëm të situatës së tyre të menjëhershme socio-ekonomike, por edhe qëndrueshmërinë e tyre ndaj krizave aktuale dhe të ardhshme. Konsorciumi do të operojë në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor nën drejtimin e Caritas Austria: Caritas në Shqipëri dhe Kosovë, Shoqata Nënë Tereza në Kosovë, Kryqi i Kuq në Mal të Zi dhe Maqedonia e Veriut, CARE dhe tre partnerë lokalë në Serbinë Jugore dhe BiH dhe Diakonie me vendas Partner Filantropia në Serbinë Qendrore dhe Perëndimore. Projekti do të sigurojë ndihma në para dhe në natyrë për njerëzit e margjinalizuar, do të përmirësojë aksesin në shërbimet shëndetësore, psikosociale dhe sociale si dhe do të ofrojë mundësi trajnimi dhe punësimi. Ai gjithashtu do të rrisë ndërgjegjësimin e palëve të interesuara për çështjet e diskriminimit dhe ndikimin e krizës në grupet e margjinalizuara si dhe do të avokojë për masat për reduktimin e tyre. Si rezultat, grupet e synuara do të kenë përmirësuar mirëqenien e tyre psikosociale, do të jenë më të pajisur për të përballuar situatën e tyre ekonomike dhe do të dinë se ku të kërkojnë mbështetje sociale si në lagjen e tyre ashtu edhe me shërbimet publike.
- QËLLIMI I DHËNIES SË GRANTEVE
Qëllimi kryesor i dhënies së granteve është mbështetja e bizneseve të vogla me qëllim zgjerimin e tyre, sigurimin e stabilitetit ekonomik, rritjen e punësimit si dhe përmirësimin e situatës socio-ekonomike lokale.
Rezultatet e pritshme të thirrjes:
- 1 biznes do të mbështeten me grant.
- Biznesi i mbështetur është i vetë-qëndrueshëm.
- APLIKUESIT E PRANUESHËM – KUSH MUND TË APLIKOJË
Kjo thirrje synon mbështetjen e bizneseve të vogla familjare në Durrës. Ata që mund të aplikojnë për këtë thirrje janë si më poshtë:
- Biznese të vogla familiare të cilat kanë premisa të mira për tu zgjeruar dhe për të ndikuar në rritjen e mirqënies së komunitetit lokal.
- Njësitë ligjore të regjistruara, të cilave u nevojiten fonde për qëndrueshmërinë e aktiviteteve të biznesit të tyre.
Të gjithë kandidatët të cilët aplikojnë duhet të jetojnë ose të jenë të regjistruar në Durrës.
Konflikti i interesit: Personat të cilët janë në konflikt të mundshëm interesi, apo të cilët në ndonjë mënyrë mund të ndikojnë procesin e vendim-marrjes objektive, nuk mund të aplikojnë për këtë thirrje. Komisioni dhe ekipi i projektit kanë të drejtë të refuzojnë aplikime nëse zbulohet se janë në konflikt të mundshëm interesi, sipas legjislacionit të vendit.
- TOTALI I FONDEVE TË DISPONUESHME
Shuma totale e fondit për ndihmë në Shqipëri është 15.000,00 €. Shuma maksimale e disponueshme për secilën ide biznesi është 2.500,00 € (ose equivalenti në LEK)
- KOSTOT E PRANUESHME
Fondet nga kjo thirrje mund të përdoren vetëm për të financuar kostot e mëposhtme:
- a) Sigurimi dhe mirëmbajtja e aseteve fikse dhe pajisjeve për punë;
- b) Sigurimi i ndihmës së veçantë apo përshtatja e pajisjeve ekzistuese për nevoja pune nëse subjekti ka të punësuar persona me aftësi të kufizuar;
- c) Sigurimi i mallrave, materialeve të nevojshme për funksionimin e biznesit;
- d) Përshtatja ose zgjerimi i hapësirës së punës nëse është e nevojshme.
Çdo kosto tjetër që mund të kenë aplikuesit nuk do të pranohet. Fondet, materialet, pajisjet, mjetet dhe të ngjashme me këto duhen prokuruar në përputhje me legjislacionin e vendit.
- AFATI
Përzgjedhja e aplikuesve që do të ndihmohen përmes kësaj thirrjeje do të bëhet deri në fund të muajit nëntor 2022. Afati për nënshkrimin e marrëveshjes është 30 ditë pas dorëzimit të dëshmisë së regjistrimit të biznesit. Fondet do të jenë të disponueshme pasi aplikuesit e përzgjedhur të plotësojnë kushtet e vëna nga kjo thirrje dhe Kontrata.
- AFATI DHE MËNYRAT E APLIKIMIT
Aplikuesi duhet të dërgojnë dokumentacionin në adresën e emailit: caritasalbania@caritasalbania.org deri më 25 Nëntor 2022, ora 15.00. Aplikimi duhet të përmbajë:
- Formular aplikimi për dhënien e ndihmës start-up KLIKO KETU
- Draftin e plan biznesit KLIKO KETU
- Deklarata e nënshkruar e aplikuesit KLIKO KETU
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit
- KRITERET DHE MJETET E PËRZGJEDHJES
Aplikuesit do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga një Komision i Pavarur. Komisioni do të vlerësojë aplikimet bazuar në kriteret e mëposhtme:
– Plotësimi i kërkesave bazë të aplikuesit (shiko Kreu 4 dhe Kreu 8)
– Lidhja e idesë së biznesit me qëllimin e programit të dhënies së granteve.
– Qëndrueshmëria e aktivitetit të biznesit bazuar në informacionin që përmban drafti i planit të biznesit
– Sasia e fondeve të kërkuara
– Kontributi financiar i vetë aplikuesit për të zgjeruar biznesin.
Ekipi i projektit gëzon të drejtën për të vizituar aplikues të caktuar përpara vendimit përfundimtar për dhënien e asistencës, për të kontrolluar të gjithë elementët e lart-përmendur të idesë së biznesit. Raporti i punës së Komisionit dhe Vendimi i tyre do ti përcillet të gjithë kandidatëve të regjistruar për këtë thirrje.
- NËNSHKRIMI I KONTRATËS DHE MËNYRAT E FINANCIMIT
Personat fizikë, të cilëve i miratohen fondet nga kjo thirrje, do të jenë të detyruar të regjistrojnë, me shpenzimet e tyre, aktivitetin e biznesit të tyre, në përputhje me rregullat ligjore në fuqi. Fondet nga thirrja do të jenë funksionale vetëm pasi të jetë dorëzuar dëshmia e regjistrimit të biznesit.
Fondet nga kjo thirrje nuk do të kalohen në llogaritë e aplikuesit, por do të blihen mallrat dhe do ti dhurohen aplikuesit. Në rast të fondeve të miratuara për financim të shërbimeve (si përshtatje hapësire, etj.) projekti do ti financojë drejtpërdrejtë kontraktorëve/ofruesve të shërbimit, kostot e miratuara. Përzgjedhja e furnitorëve dhe/ose kontraktorëve do të bëhet nga ekipi i projektit në bazë të ofertave të mbledhura, të dorëzuara nga aplikuesit e përzgjedhur, në përputhje me legjislacionin e vendit.
Me të gjithë aplikuesit e përzgjedhur do të nënshkruhet një kontratë për dhenie granti. Kontrata do të përcaktojë të drejtat, detyrimet dhe procedurat për zbatimin e këtij programi. Për Shqipërinë, në emër të projektit kontrata do të nëshkruhet nga Caritas Shqiptar. Kontrata nënshkruhet pasi aplikuesit e përzgjedhur të regjistrojnë biznesin e tyre, në përputhje me legjislacionin e vendit, dhe pasi të dorëzojnë dëshminë e regjistrimit. Ekipi i projektit do të njoftojë me shkrim aplikuesit, të cilëve u janë miratuar fondet, si dhe do të informohen për detyrimet e tyre pas përzgjedhjes.
- MONITORIMI
Menaxheri i projektit së bashku me koordinatorët lokal, do të monitorojë vazhdimisht dhe do tu ofrojë mbështetje këshillimore aplikuesve të përzgjedhur. Monitorimi dhe ndjekja mund të bëhet përmes vizitave dhe bisedave telefonike, si dhe do të ofrohet këshillim përmes e-mailit, nëse është e nevojshme. Kështu, ekipi i projektit do të mund të përcaktojë progresin dhe vetë-qëndrueshmërinë e aktiviteteve të biznesit të mbështetur, por dhe ti ofrojë mbështetje këshillimore përdoruesve finalë.
- KONTAKTE
Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni personin më poshtë:
Menaxhere Projekti: Alma Uku
E-mail: milenamila1115@gmail.com
Numer telefoni: +355692137945
Koordinatore në Durrës: Melisa Deliu
E-mail: melisadeliu98@gmail.com
Numer telefoni: +355685713053