Sot  është Dita Botërore kundër Trafikimit të Personave, një  “krim kundër njerëzimit” siç thotë Papa Françesku, për të cilin duhet të angazhohemi ta luftojmë në mënyrë efektive, por gjithashtu duke u fokusuar  edhe në mbështetje për të  fuqizuar të mbijetuarit e Trafikimit dhe duke mbështetur reintegrimin  e tyre.

Këtë vit, Dita Botërore kundër Trafikimit të Personave thekson  rëndësinë  dhe angazhimin e  qeverive  dhe mekanizmave institucional në interes të viktimave të trafikimit.

Sot, më shumë se kurrë, Caritas Shqiptar  është  angazhuar për të mbështetur qeverinë për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e personave në të gjitha format e saj.

Ne besojmë, se një veprim i përbashkët dhe i koordinuar i të gjithë aktorëve do të rezultojë në një reagim më të mirë ndaj këtij krimi dhe mbrojtje më të mirë të viktimave të trafikimit.

#EndHumanTrafficking