Edhe pse në një dekadë të re, shumë familjarë janë akoma me plagët e hapura për familjarët që humbën apo shtëpitë e tyre të dashura që u shembën.

Kjo fatkeqësi solli solidarizimin e të gjitha shteteve botërore, të cilat mbështetën në përballimin e situatës. Ndër të tjera, pjesë e këtij solidarizimi janë dhe partnerët mbështetës të Caritas-it Shqiptar ndër vite.

Në Bashkinë Belsh, familjet e dëmtuara nga tërmeti, kanë filluar të akomodohen në shtëpitë e reja të rindërtuara nga Caritas Shqiptar dhe Caritasi i Shqipërisë së Jugut.

Më datën 29 Qershor 2021; Imzot Giovanni Peragine Ipeshkëv i Shqipërisë së Jugut, Atë Antonio Leuci Drejtori i Caritasit Shqiptar dhe Motër Camilla Maenza Drejtor i Caritas-it të Shqipërisë së Jugut në bashkëpunim me Bashkinë Belsh përfaqësuar nga kryetar Z. Arif Tafani dhe deputeti i qarkut Elbasan Z. Taulant Balla; u dorëzuan çertifikatat e investimit dhe banesat e reja disa familjeve të prekura nga tërmeti dhe në kushte të vështira ekonomike. Ky investim u shtri në një zonë të prekur nga tërmeti i Shtator-it 2019 ku rezultuan të dëmtuara një numër i konsiderueshëm banesash. Duke mos lënë pas tërmetin e Nëntor-it të 2019, i cili tronditi mbarë vendin duke shkaktuar viktima dhe dëmë të konsiderueshme materiale.

Marrë në konsideratë që zona e Belshit nuk përfshihet në zonat e shpallura si “gjendje e fatkeqësisë natyrore” si pasojë e dëmëve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntor-it, Caritas Shqiptar sëbashku me Caritasin e Shqipërisë së Jugut përfundoj një investim prej 9 objekte njësi banimi për familjet më në nevojë.

Ndërkohë që, programi i rindërtimit po zbatohet në dy zona të tjera si Lezha dhe Laçi të cilat janë në fazen e fillimit të investimeve duke u referuar Marreveshjes që Caritas Shqiptar ka me Këshillin e Ministrave për rindërtimin e objektve pas fatkeqësisë.

Ky investim u realizua me mbështetjen e partnerve të Caritas-it Shqiptar si: Habitat for Humanity, Caritas Italian, Caritas Gjerman, Caritas Austria, Caritas Zvicra, CRS, Caritas Spanja, Caritas Greqi, dhe Caritas Serbia.