Në kuadër të projektit ELBA – Zhvillimi i Ekonomisë Sociale në Evropën Juglindore, u zhvillua në Beograd nga data 25-28 Qershor 2018, një takim 4 ditor, ku morën pjesë koordinatorët lokalë të krejt rajonit të përfshirë në projekt.

Gjatë këtij takimi të pranishmit diskutuan mbi ecurinë e projektit në vendet e tyre, sfidat dhe arritjet e deritanishme si dhe mbi instrumentet e monitorimit të ndërrmarrjeve sociale si dhe prezantimin e ekosistemit. Të ftuar në këtë takim përfaqësues të projektit SOCIETIES dhe YOUR JOB, të cilët prezantuan sinergjitë e krijuara mes këtyre projekteve në kuadër të një bashkëpunimi të mëtejshëm dhe forcimit të rrjetit të krijuar deri tani.