Siç u njoftua që dje, u zhvillua sot mbledhja me misionarët e Dioqezës Tiranë Durrës në ambientet e Caritas Shqiptar.
Qëllimi i mbledhjes është pikërisht situata e rëndë e krijuar nga tërmeti që ka prekur këtë Dioqezë dhe si mundet Kisha Katolike t’i vijë në ndihmë sa më shumë personave të lënduar nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Kjo mbledhje u drejtua nga Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë Durrës njëkohësisht dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.