Situatë dramatike në Laç raportohet nga ekipi i emergjencës së Caritas Shqiptar që ndodhet atje. Mbi 2000 banorë në qiell të hapur. Mungojnë çadra, batanije, dyshekë.
Pallate të tëra totalisht të pabanueshme. Ekipi në Kurbin u takua me Nën Kryetaren e Bashkisë Zj. Iris Menga, e cila raporton se gjëndja është tepër e vështirë dhe menaxhimi rasteve është edhe më i vështirë. Mungon baza materiale dhe vullnetarët, stafi i Bashkisë i angazhuar në çdo proces pune.