Asambleja Plenare e Konferencës ipeshkvnore të Europes.

 

Poznań, Polonia, 13-16 shtator 2018

Vullnetarizmi vë në lëvizje miliona të krishterë në Europë dhe paraqitet si një fenomen trupor e kapilar, i aftë të ndërhyjë, me dinamizëm të veçantë bamirësie, shumica e të varferve dhe emigrantëve, që janë të pranishëm në shoqërinë tone të begatë. […]  Të krishterëve të impenjuar në vullnetarizëm – nga ai më i organizuari në atë më spontan, nga ai i strukturuari në atë më të rastësishmin –  duam të shtojmë afrimin tonë, mbështetjen tonë kurajuese, mirenjohjen tonë.” Dhe me këtë ndjenje të mirënjohjes për ushtrinë e vullnetarëve që dëshmojnë çdo ditë  bamirësinë e krishterë,të përmbledhur në Mesazhin final të Asamblesë Plenare, që Presidentët e Konferencës Ipeshkvnore të Europës kanë mbyllur punimet e takimit të tyre vjetor. Asamblea Plenare është zhvilluar këtë vit në Poznan nga 13-16 shtator mbi ftesën e  S.E. Mons. Stanisław Gądecki, Arqipeshkëv i Poznań, President i Konferenzës Ipeshkvnore Polake e Zëvëndës-president i CCEE.

(Mesazhi final gjendet ne fund te materialit).

Takimi u zhvillua në tokën e Atit te Shenjtë Polak, San Giovanni Paolo II, për të celebruar  100° vjetorin e fitores së pavarësisë së Polonisë – rilindjen e Shtetit Polak që në 700 ishte ndarë nga  pushtuesit e afërt;në Poznań, gjithashtu, për të celebruar  1050° përvjetorin  e parë Ipeshkvnor në Poloni në Poznań, dioqeza e parë në të gjithë Poloninë.

Ipeshvinjë kanë vendosur në qëndër të reflektimit të tyre temën  Shpirti Solidar i Europës, në veçanti,  roli i  solidaritetit në formimin e ndërgjegjes e të shoqërisë, solidaritetin ndërmjet Kombeve në Europë dhe misionin e Kishës. Punimet filluan me paraqitjen e rezultateve të një kërkimi europian mbi vullnetarizmintë promovuar nga CCEE dhe zhvilluar në këto muaj pranë konferencave ipeshkvnore, dhe paraqitur nga Don Wojciech Sadłoń SAC,  anëtar i  Intitutit të Statistikave të Kishës Katolike në Poloni (një sintesë e rezultateve të kërkimeve është e disponueshme në sitin e ccee: www.ccee.eu).

Gjatë takimit janë paraqitur e aprovuar programet e aktiviteteve të ardhshme të Komisioneve të CCEE. Ipeshkvinjt kanë dëgjuar raportet e të përfaqesuesve eklesial që ndjekin aktivitetet e institucioneve europiane, duke paraqitur vleresimin e tyre për shërbimin e zhvilluar nga COMECE, për sa i takon Bashkimit Europian, dhe Misionit të vazhdueshëm të Selisë së Shenjtë pranë Këshillit Europian.

Të premten më 14 shtator, Presidentët e Konferencës Ipeshkvnore kanë emëruar Don Martin Michalíček Sekretar të Përgjithshëm  të CCEE për një mandat pesë vjeçare (2018-2022).

Në Poznan, ipeshkvinjtë europian kanë mundur të eksperimentojnë  mikpritjen e ngrohtë e delikate të një komuniteti, fortësisht  të rrënjosur e të bashkuar në rrënjët e saj të krishtera. Kjo lidhje autentike e shoqërisë polake me trashëgiminë dhe kulturën e krishterë është veçanërisht e dukshme edhe në fjalët të drejtuara atyre që mbajnë institucione politike të shtetit Polak: Kryeministri, Mateusz Morawiecki,  që ka takuar pjesmarrësit në seancën e hapjes së punimeve, Presidentit të Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, që ka takuar në mbasditen e  15 shtatorit  presidentët e  Konferencës Ipeshkvnore. Të dy takimet kanë dëshmuar raporte të mira ndërmjet Shtetit dhe Kishës Katolike.

Çdo ditë, Mesha e Shenjtë është celebruar në kishën e mbushur me besimtarë dhe në praninë e përfaqësuesve të katekistëve, të ndihmësve, të realiteteve të ndryshme të bamirësisë ose te besimtarëve. Takimi është mbyllur të dielën 16 shtator me celebrimin e Meshës së Shenjtë në Katedralen Poznan, dhe është transmetuar direkt nga televizioni kombëtar TVP3.

Mesazhi final:

  1. Të Bashkuar në Asamblenë e Poznan si Ipeshkvinj të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Europës, të impenjuar për të reflektuar mbi temën të shpirtit të solidaritetit në Europë, dëshirojmë të shprehim në vend të parë afrimin tonë me Atin e Shenjtë Papa Francesku, duke i siguruar lutjen tonë, duke falënderuar për mesazhin e mrekullueshëm që na ka bere te ndalojme dhe për takimin – në shkurt 2019 – të Presidentëve të Konferencave të gjithë botës për të reflektuar së bashku mbi abuzimet e minorenëve. Në mesazhin e tij Papa na fton për të forcuar lidhjet e komunikimit dhe bashkimit ndërmjet Kishave europiane me një vëmendje të veçantë drejt gjeneratave të reja. Mirënjohja jonë e thellë shtrihet në Arqipeshkvine e Poznan  dhe Arqipeshkvin S.E. Mons. Stanislaw Gadecki , qe kanë përgatitur në mënyrë të shkelqyer zhvillimin e takimit tonë te përvjetshem Plenar. Fakti që është mbajtur Poznan  na tregon  rinovimin e detyrimit për të ungjillezuar vlerat mjerëzore e kristiane të solidaritetit: L’Europa në fakt, pasi ka kaluar  skenarët e tmershëm të dy luftrave botërore duhet të zhvillojë shpirtin e reciprocitetit të kuptimit dhe të bashkëpunimit, duke marrë frymë me dy polmonet e saja të krishtera – orientale dhe perendimore – frymën e mirë të solidaritetit.
  2. Misioni jonë si Bari na çon në mes të njerëzve dhe zemrat tona mirëpresin thirrjet e shumta të vuajtjeve fizike e morale, që janë afër apo larg. Gjithçka gjen një jehone tek ne, nganjëherë gëzim nganjëherë dhe dhimbje. Nga shumë tema, kemi rezervuar vëmendjen tonë tek solidariteti: kjo na ka bërë të ndalojmë në vullnetarizmin, në cilën përmbajtja është ilustruar nga Dr.P.Wojciech Sadlon, që e falënderojmë përzemërsisht. Vullnetarizmi vë në lëvizje miliona të krishterë në Europë dhe paraqitet si një fenomen trupor dhe kapilar, i aftë të ndërhyjë, me dinamisëm të veçantë bamirës, shumë të varfërve dhe emigrantëve që janë të pranishëm në shoqërinë tonë të begatë. Bëhet fjalë për një kapitull të gjallëruar të Kishave tona që, ndërmjet të krishterëve të impenjuar në vullnetarizëm, janë të aftë të jenë si  samaritan i mirë i parabolës ungjillore. Të krishterëve të impenjuar në vullnetarizëm – nga ai më i organizuari në atë spontan, nga ai i strukturuari në atë të rastësishem – duam të shtojmë afërsinë tonë, mbështetjen tonë inkurajuese, falënderimin tonë.
  3. Duam ta bëjmë më të plotë dhe organike formimin e nevojshëm që është kërkuar sot, duke u nisur nga formimi shpirtëror si ngjitje në Krishtin e Shenjtë: sa më shumë na ushqen me Fjalën e Tij dhe sakramentet, më shumë zhvillohet urgjenca e bamirësis dhe cilësia e dëshmisë. Jemi thellësisht të bindur që eksperienca e besimit dhe shërbimi i bamirësisë duhet të jenë të lidhur ngushtë për të mirën e të gjithëve e të krijuesit. Të vetëdijshëm që kjo është rruga për tu takuar me shumë vellezer e motra që jetojnë në nevojë, por edhe për të rigjeneruar aktivitetin tonë baritor, dhe për të ungjillizuar, si shkruan Papa Francesco në L’Evangelii Gaudium, edhe zonat e varfërisë: mungesa e respektit të jetës, lulzimi i familjes, imponimi i kulturës gjinore; kufizimi i lirisë, përfshi atë fetare, emigrantët dhe refugjatët. Këtu futet dhe tema e dialogut ekumenik e ndërfetar, dhe sidoqoftë e dialogut civil, e nevojshme në këtë stinë delikate që po jeton kontinenti ynë për shkak të rritjes së tensioneve të brendëshme. Edhe në këtë këndvështrim të krishterët, të impenjuar në vullnetarizëm, mund të mbjellin energji domethënëse në kuadrin e rinovimit të solidaritetit për drejtësi, paqe, subsidaritet te zellshem.
  4. Solidariteti është reflektim i Dashurisë trinitare;nga ngjisja trinitare, në fakt, çdo person vjen dhe sjell imazhin e pakrahasueshëm  dhe të padhunueshem të dinjitetit.  Si Kishë , jemi thirrur në një konvertim të vazhdueshëm të Dashurisë Trinitare për të jetuar solidaritetin dhe shërbimin mbi të gjitha si shkëmbim të dhuratave shpirtërore sipas traditës së krishterë dhe katolike të Kontinentit. Mbi këtë pikë, dhe duke e konsideruar thesar sa ka dalë nga punimet e asamblesë sone, duhet përcaktuar rrugë të reja të bashkëpunimit ndërmjet Kishave.
  5. Ipeshkvinjt janë përballur me fenomenin e emigrazionit nën dritën e situatave të ndryshme dhe zgjedhjes se qeverive perkatese, në dritën e ungjillit. Ne nuk jemi ekspertë të gjoepolitikës, por ,si Barinj, jemi në fushën e komuniteteve tona në çdo rrethanë. Duke vene re kompleksitetin e fenomenit, diskutojmë, së bashku me Atin e Shenjtë  Papa Franceskun, që solidariteti është rruga mësonjtore e pamohueshme për tu përballur me problemet kombetare, ndërkombëtare e botërore. Ajo është bërë nga mikpritja,  integrimi dhe çdo formë tjetër e mundshme. Kultura individualiste, që duket se prevalon si “mendim unik”, të çon në një vizion ekonomik ku solidariteti nuk ka shtëpi, më të dobtin ndjehen si peshë, dhe emigrantët shihen si të huaj.

Zojës së Dhimbsur, që i  kemi bërë memorie gjate Asamblesë sonë, i kërkojmë nderin të na mbrojë Kontinentin europian dhe të mbështesë me mbrojtjen e saj materne, qëllimet tona.