Fatkeqësitë natyrore – Kjo broshurë përmban informacion të shkruar në gjuhë të thjeshtë se cilat janë disa nga fatkeqësitë natyrore dhe si të mbrohemi prej tyre. Broshura shërben kryesisht për personat me aftësi të kufizuara intelektuale por dhe grupe të tjera vulnerabel. Është përgatitur në gjuhë të thjeshtë nga grupi i ekspertëve në Caritas Shqiptar dhe testuar nga grupi i të rinjve nga Qendra “Jetë në Zhvillim” si dhe nga Shkolla Speciale “3 Dhjetori”.