Marrëveshja e Bashkëpunimit është një dakortësi me qëllimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit në sigurimin e shërbimeve të përbashkëta në interesin e përgatitjes dhe këshillimit për të rinjtë në tregun e punës të zonave ku po implementohet projekti.

Gjatë muajit janar 2020 këshilluesja e karrierës së Lezhës ka realizuar një seri takimesh paraprake me krerët e institucioneve publike për ti informuar në lidhje me Marrëveshjen e Bashkëpunimit të strukturës së programit YourJob. Bazuar në këto takime, ata ranë dakort në pikat e përbashkëta të bashkëpunimit që institucionet mund të ofrojnë. Gjatë këtyre takimeve këshilluesja e karrierës është mbështetur dhe shoqëruar nga Drejtori i Caritas-it Dioqezan të Lezhës. Përfaqësuesit e institucioneve kanë shprehur gadishmërinë, për të qenë bashkëpunues dhe të sigurojnë shërbimet e tyre gjatë programit YourJob, sikurse ata besojnë vendosmërisht në impaktin e personave të rinj.

Në Lezhë, është finalizuar firmosja e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me 3 institucione publike: Bashkinë, Drejtorinë e Arsimit dhe Shërbimin Social. Këto institucione kanë qënë përzgjedhur si pika kyҫe që kanë autoritetin për të dhënë një kontribut konkret të përfshirjes dhe promovimit të të rinjve në tregun e punë dhe përtej. Gjithashtu në Lezhë, është finalizuar Marrëveshja e Bashkëpunimit me kursin profesional ku ka filluar proҫesi i implementimit. Në sajë të mundësisë së ofruar nga programi YourJob, të rinjtë do të marrin një ҫertifikatë në kursin profesional dhe prespektiva e të ardhmes së tyre do të iluminohet, sepse përballja me sfidat e papunësisë i ka bërë ata të duan të emigrojnë nga Shqipëria.

Përsa i përket dy zonave të tjera të projektit në Shqipëri, zonës së Shkodrës dhe Kamzës, Marrëveshjet e Bashkëpunimit janë kompletuar dhe prezantuar institucioneve përkatëse. Jemi në pritje të firmosjes nga përfaqësuesit e institucioneve.