Caritas-i Shqiptar, në kuadër të Projektit “INCLUSION” (Installing, Networking & Capacity Building through Legal counselling and Unified Strategic  Interventions  On Needs), organzion forumin me temë “ZOTËSIA PËR TË VEPRUAR – E DREJTË THEMELORE E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR”datë 16 Maj 2018, Salla Rrok Mirdita, Arqipeshkvia Tiranë-Durrës, Katedralja e Shën Palit, Tiranë.

 

Projekti i financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak, synon të ndërtoj ura të forta bashkëpunimi midis institucioneve vendim-marrese dhe shoqërise civile në lidhje me zbatueshmërinë e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me aftësi të kufizuar duke synuar një shoqëri më të përgjegjshme dhe më të prirur për respektimin e të drejtave të qytetarëve të vet pa diskriminime dhe pa paragjykime.