tetori, Dita Botërore e Shëndetit Mendor, është shënuar nga organizata humanitare Caritas Shqiptar, së bashku me partnerët e projektit rajonal SOCIETIES 2 të financuar nga Bashkimi Evropian, me fushatën “Mund t’i ndodhë kujtdo!”.
Fushata ““Mund t’i ndodhë kujtdo” ka një qëllim final të dyfishtë:
Të ngrejë vetëdijen për rëndësinë e parandalimit të problemeve dhe mbrojtjes së shëndetit mendor dhe
Të ngrejë vetëdijen për pozitën e personave me probleme të shëndetit mendor.
Për arritjen e këtyre dy qëllimeve, ne përballemi me të njëjtat pengesa – STIGMËN DHE PARAGJYKIMIN!
Vlerësohet se më se 800 milionë njerëz anembanë botës jetojnë me ndonjë lloj sëmundjeje mendore. Madje dy të tretat e tyre nuk kërkojnë kurrë ndihmë për shkak të turpit ose frikës nga një reagim i ashpër nga mjedisi. Turpi nuk justifikohet, ndërsa frika për fat të keq po. Personat me probleme të shëndetit mendor shpesh stigmatizohen, diskriminohen, lihen pas dore dhe refuzohen nga shoqëria, madje edhe nga miqtë dhe të afërmit më të ngushtë. Për ta thuhet me tallje se janë të hutuar, të devijuar, të prishur, të çmendur.., mjedisi gjithashtu priret t’ua mohojë ekzistencën e sëmundjes dhe shpesh nuk u beson këtyre njerëzve, duke i konsideruar përtacë, të llastuar dhe shpikës sëmundjesh për të tërhequr vëmendjen.
Me këtë fushatë, ne duam të nënvizojmë se sëmundjet mendore janë si çdo sëmundje tjetër, kardiovaskulare a e mushkërive, dhe se me trajtim të përshtatshëm mund të trajtohen me efektivitet, sidomos nëse trajtimi fillohet në kohë. Ne u bëjmë thirrje njerëzve të mos ngurrojnë për të kërkuar ndihmë.
Ndryshe nga njerëzit, sëmundjet mendore nuk diskriminojnë as nuk zgjedhin as seks, as moshë, as profesion, as nivel inteligjence apo arsimi. Askush nuk është imun!
Mund t’i ndodhë kujtdo!