Të rinjtë, pas përfundimit të shkollës, e kanë të vështirë të gjejnë punëdhënës dhe të kryejnë praktikat e detyrueshme. Për këtë u vijnë në ndihmë Këshilluesit e YourJob për punësimin e të rinjve – Këshilluesit e Karrierës. Programi YourJob mundëson lidhjen mes punëdhënësve dhe të rinjve, si dhe ndihmon për mundësi praktike dhe së fundmi punësim. Tre kompani në Hercegovinë janë bërë partnerë në zbatimin e programit dhe secila prej tyre ka punësuar nga dy persona, me mbështetjen profesionale të një drejtuesi.

Këto partneritete janë zhvilluar në periudhën janar – mars 2020 dhe janë vetëm fillimi i bashkëpunimit dhe një motivim për punëdhënësit e tjerë, si dhe për kandidatët për praktikantë.

Agjencia për mbajtjen e llogarive, RIF ka punësuar dy praktikantë në pozicionet e llogaritarëve praktikantë: Mia Pehar dhe Marija Susak Dujmovic. Korporata Nobel ka punësuar Luka Boban si inxhinier praktikant për trajtimin e ujit, dhe Marija Ceskic si juriste praktikante. Ndërsa Kopshti Publik në Mostar ka punësuar si mësuese praktikante Ivana Cerkez dhe Ivana Saravanja. Të gjashtë këto praktikantë monitorohen nga drejtues për punën e tyre profesionale dhe ecurinë gjatë gjashtë muajve praktikë.

Deri më tani reagimet e praktikantëve janë të shkëlqyera dhe, veç mundësisë për praktikë e zhvillim profesional, ata gjithashtu fitojnë përvojë dhe pasurojnë jetën e tyre me kolegë e miq të rinj në punë. Edhe punëdhënësit janë shumë të kënaqur me punën e praktikantëve të rinj dhe drejtuesve të tyre. Me këto punonjës të ri ata marrin energjinë dhe motivimin e të rinjve.