Programi YourJob është një mundësi që u jepet të rinjve duke u ofruar trajnime, këshillime dhe përgatitje për punësim domethënës.

Jemi shumë të lumtur që kandidatja jonë, Besarta Hyseni, ka gjetur mbështetjen tonë. Ajo është punësuar në sallonin e bukurisë “Studio doja”, në Vitia, dhe e gjithë kjo falë përgatitjes që programi YourJob ka mbështetur për pasionin dhe qëllimin që ajo ka zgjedhur për të ardhmen.

Pas përgatitjes dhe çertifikimit nga kursi profesional që programi YourJob ka mbështetur për të, tashmë ajo është gati të nisë udhëtimin e saj të punës dhe suksesit.

Ne ftojmë të gjithë të rinjtë që janë në të njëjtën varkë, në përpjekje për të gjetur rrugën e tyre të karrierës, të na vizitojnë në zyrat e YourJob, sepse ka mundësi për të gjithë ju.