Kërkesë për ofertë

Kërkesë për ofertë

                                                           

    Tiranë, më 3-08-2018

 

 

KËRKESË PËR OFERTË

 

 

Lënda:             Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në proçedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruarme objekt “Blerje Materiale Ndërtimi” për organizatën jofitimprurëse Caritas Shqiptar.

 

 

MËNYRA E PJESËMARRJES NË TENDER

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj dorazi me vulë dhe emërtimin “Ofertë për blerje Materiale Ndërtimi ” si dhe certifikatat për secilin produkt, pranë zyrave të organizatës sonë deri më datë 9-08-2018 ora 12:00

 

Caritas Shqiptar

 

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327 Tiranë

 

DETYRAT

1.    Biznesi do të sigurojë të gjitha materialet e kërkuara dhe në kohë sipas kërkesës së Caritas-it Shqiptar.

2.    Biznesi do të sigurojë transportin e produkteve në zyrat e Caritas-it Shqiptar.

3.    Biznesi duhet të respektojë çmimet dhe materialet e vendosura në fillim.

4.    Biznesi garanton cilësi dhe përpikmëri në kryerjen e detyrës dhe dorezimin e tyre brenda aftatit te kerkuar.

5.    Afati i dorezimit te materialeve duhet te behet brenda një jave nga data e degimit te porosisë.

Caritas-i Shqiptar do të sigurojë gjithë bashkëpunimin e duhur me qëllim përmbushjen e detyrave të  mësipërme.

 

Materialet

Nr. Përshkrimi Specifikimet teknike Njësia Sasia
1 Cimento ngjyrë gri, paketim 25 kg Copë 1
2 Llaç mbushës ngjyrë gri, paketim 25 kg Copë 1
3 Ngjitës pllakash ngjyrë e bardhë, paketimi 25 kg Copë 1
4 Hidroizolues me bazë cimento në formë llaci Copë 1
5 Astar hidromat ngjyrë e tejdukshme,paketim 10 L Copë 1
6 Astar plastik ngjyrë e tejdukshme,paketim 10 L Copë 1
7 Bojë hidromat ngjyrë e bardhë, paketim 15kg Copë 1
8 Bojë plastike ngjyrë e bardhë,paketim 15kg Copë 1
9 Silikon Universal ngjyrë transparente, paketim 280ml Copë 1
10 Silikon Universal ngjyrë e bardhë, paketim 280ml Copë 1
11 Stuko muri ngjyrë e bardhë, paketim 25kg Copë 1
12 Gëlqere e shuar ngjyrë e bardhë, paketim 5 kg Copë 1
13 Bojak për pllaka ngjyrë gri, paketim 5 kg Copë 1
14 Suva fino ngjyrë e bardhë, paketim 25kg Copë 1

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së tenderit nuk do të pranohet.  Caritas Shqiptar mundet, në diskrecionin e saj, të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e Ofertave,  duke njoftuar me shkrim të gjitha kompanitë.

 

Mënyra e vlerësimit të ofertave

1- Të gjithë ofruesit do të sjellin pranë Caritas Shqiptar  çertifikaten  për secilin produkt i cili do të shoqërohet me oferten  .

2-  Të gjithë ofruesit do të sjellin pranë Caritas Shqiptar ofertat të mbyllura në zarf në adresën e  mëposhtme:

Adresa: Rruga “Don Bosko”, Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327.

Komisioni i vlerësimit do të analizoje së pari çertifikatat dhe do të vlerësojë nëse cilësia është e përshtatshme. Për të gjithë ofruesit që  do të kalojnë vlerësimin e çertifikatave  do të shikohen ofertat financiare.

Oferta fituese do te zgjidhet mbi kriterin e çmimit më të ulët.

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Kopje e ekstraktit të regjistrimit QKR.
  • Oferta me çmimin e produkteve.
  • Certifikate ISO 9001.
  • Certifikate Produkti për secilin nga produktet.
2018-11-12T21:08:37+00:00