Tirane më, 13.01.2010
KOMUNIKATË PËR SHTYP

Duke u nisur edhe nga misioni i tij , Caritas-i Shiptar  ka ndërhyrë në mënyrë urgjente për të ndihmuar personat e prekur nga përmbytjet në rrethin e Shkodrës.

Sot është dita e pestë që ne po dërgojmë ndihma. Caritas-i Shqiptar është impenjuar në mënyrë maksimale, sëbashku me rrjetin e tij që ndodhet në këto zona. Përkatësisht ne po bashkëpunojmë me Caritas-in Dioqezan të Shkodrës ku përgjegjës është Imzot Angelo Massafra, dhe përgjegjës i grupit të Emergjencës është Don Gjovalin Sukaj, gjithashtu edhe me Caritas-in Dioqezan të Sapës ku përgjegjës është Imzot Lucian Avgustini dhe Drejtorin e njekohësisht edhe përgjegjësin e Emergjencës pranë këtij Caritas-i Don Simon Kullin. Ndërkohë, në disa zona të Komunave  Dajç dhe Velipojë, Caritas-i ka dërguar direkt pranë famullive, mjetet motorrike me ndihma sipas kërkesës së operatorëve tanë atje.

Caritas-i Shqiptar ka vënë në dispozicion burimet e tij njerëzore, vullnetare dhe motorrike. Shpërndarja e ndihmave bëhet në mënyrë krejtësisht morale dhe  transparente, nëpërmjet meshtarëve, motrave dhe vullnetarëve.
Ndihmat gjatë kësaj faze të parë konsistojnë në ushqime dhe veshëmbathje, pako këto që përgatiten posaçërisht për familjet e prekura.

Përvec kësaj CSH është impenjuar nëpërmjet Caritas-it Dioqezan Shkodër , që të mbështesë tri qendra ku janë grumbulluar familjet e shpërngulura.

Përsa i përket anës financiare Caritas-i Shqiptar bën me dije se deri tani ka marrë mbështetje nga Caritas Gjermania që do të financojë 25.000 (njëzet e pesë mijë Euro), dhe nga Caritas Austrias, i cili do të financojë 20.000 (njëzet mijë Euro), të cilat po shfrytëzohen për këtë fazë të parë të ndërhyrjes.

Caritasi Shqiptar njofton personat dhe bizneset të cilët janë të interesuar të ndihmojnë materialisht, se pranë  zyrave të Caritas-it është ngritur një grup pune me të cilin mund të kontaktoni në numrin: 04 – 2230088 pranë zyrave në adresën: Caritas Shqiptar – Rruga Don Bosko, 4 – Tiranë.
Ndërkohë, për ata që duan të kontribuojnë financiarisht mund ta bëjnë këtë pranë Bankës Intesa San Paolo me këto të dhëna:

 
Account holder:        Caritas Shqiptar
Account.no:               30473131801 (Euro)
                                      30473131802 (Leke)
                                      30473131803 (Dollare)
           
IBAN:                          AL44208112040000030473131801

SWIFT CODE:             USALALTR
 
Emri i bankes:            INTESA SAN PAOLO
Derdhja e parave:    Për përmbytjen Shkodër

Caritas-i Shqiptar   do të komunikojë çdo javë me një Komunikatë Shtypi,  aktivitetet në vazhdim.
Për përditësim të vazhdueshëm dhe foto të aktiviteteve tona mund të klikoni në Website:

(www.caritasalbania.org).

Me mjaft respekt dhe konsideratë!

Dr. Albert P. Nikolla
Drejtor i Caritas Shqiptar