Caritas Shqiptar, në kuadër të zbatimit të projektit INCLUSION “Installing, Networking & Capacity Building through Legal counselling and Unified Strategic Interventions On Needs of People with Disabilities, Albania” me kod 1720009, kërkon të zhvillojë 6 seanca me Psikoterapist për Këshillim individual dhe Supervizim individual me 14 Këshillues Peer, pjesë e këtij projekti prej vitit 2017 e në vazhdim. Në kuadër të këtij projekti është mundësuar përgatitja e një kurrikule për trajnimin e 14 këshilluesve peer në tre zonat e zbatimit të projektit Vau Dejës, Lezhë dhe Kurbin.

Këshilluesi peer është një person që reflekton në mënyrë aktive lidhur me raportet me aftësinë e vet të kufizuar, profesionalisht i kualifikuar në këshillim, si dhe identifikohet me parimet e fuqizimit dhe vetëvendosjes.

Qëllimi i seancave per këshilluesin peer nga një psikoterapist, ka për synim kryesor të ofrojë mbështetje përsa i përket vetëreflektimit të statusit dhe rolit të vet që ka Këshilluesi peer brenda procesit të këshillimit/brenda shoqërisë duke eksploruar vlerat, përvojat, mendimet, besimet, perceptimet dhe ndjenjat, gjithashtu mbrojtjen e tyre nga transferencat dhe kundërtransferencat, si dhe garantimin e korrektësisë në procesin e këshillimit që ato do të ofrojnë.

Detyrat:

  • Psikoterpaisti duhet të kryje ciklin prej 6 seancash për çdo Këshillues Peer në nivelin më të lartë të kompetencës dhe profesionalizmit.
  • Afati i kryerjes së seancave për 14 Këshilluesit Peer është Tetor 2019-Maj 2020.
  • Psikoterapisti duhet të respektojë konfidencialitetin
  • Ndan vlerësimin e përgjithshëm në fund të seancave mbi gjendjen aktuale të Këshilluesve Peer nëpërmjet një raporti final duke ruajtur konfidencialitetin e Këshilluesit Peer

Kualifikime dhe eksperienca:

  • Të ketë arsimin përkatës dhe kualifikime pasuniversitare të çertifikuara
  • Të ketë përvojë profesionale në Këshillim individual dhe Supervizim individual
  • Njohja e aftësisë së kufizuar është kusht pasi 14 këshilluesit peer janë me aftësi të kufizuara
  • Eksperienca me organizata përbën avatazh në kryerjen e shërbimit
  • Të respektojë afatet e kërkuara dhe të demostrojë korrektësi në kryerjen e shërbimit

 

Pagesa për shërbimin e kërkuar: Modalitetet për pagesën do të përcaktohen në kontratën e shërbimit.

Sa më sipër, ftohen Psikoterapistë me kualifikim dhe eksperiencën e duhur, të dërgojnë CV dhe letrën e interesit në adresën zyrtare të Caritas Shqiptar, caritasalbania@caritasalbania.org  brënda datës 14 Tetor 2019, ora 16:00.