Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Koordinator Terreni
Departamenti: Anti-Trafikimit dhe Migracionit
Vendodhja: Bilisht, Devoll
Varet & raporton tek: Menaxheri i Projektit
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me UNHCR po zbaton një projekt në mbështje të të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve që identifikohen në Shqipëri. Qëllimi i projektit është mbrojtja dhe ofrimi me dinjitet i shërbimeve për këta persona. Ky qëllim do të arrihet përmes mbështetjes humanitare për azil kërkuesit, refugjatet dhe migrantet në Shqipëri duke rritur aksesin e tyre në infomacion, ushqim, veshmbathje, transport, akomodim dhe përkthim.
Koordinatori i terrenit do të punojë me kohë të plotë dhe është përgjegjës për zbatimin e projektit, punën në terren, mbajtjen e marrdhënieve me autoritetet lokale, përgatitjen e raporteve javore për Caritas-in Shqiptar dhe UNHCR, bashkëpunim me aktore të tjerë institucional, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin, shpërndarjen dhe monitorimin e ndihmave humanitare (NFIs).
Projekti zbatohet në nivel kombëtar.
Pozicioni kërkon që personi të shkojë me shërbime sipas nevojave të projektit.
Përgjegjesitë Specifike
- Të ofrojë mbështetje për grupet miks migratore të identifikuar nga Policia Kufitare dhe Migracionit.
- Të identifikojë dhe referojë personat me nevoja të veçanta.
- Të asistojë në nivel lokal që prokurimi i artikujve bazë të bëhet në kohën e duhur.
- Të koordinojë aktivitetet e projektit në zonën e përgjegjësisë.
- Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi pune me aktorët lokalë dhe anëtarët e komunitetit.
- Të sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar dhe UNHCR.
- Të ndihmojë në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.
- Të përgatisë raporte.
- Të mbajë përgjegjësi për magazinimin e materialeve të blera dhe shpërndarjen e tyre në bazë të librit të magazinimit.
- Të zhvilloje vizita monitoruese në zonën zbatimit të projektit.
- Të angazhohet edhe jashte orarit të punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në shkencat Juridike, shoqërore apo fusha të ngjashme.
- Eksperiencat e punës në një nga fushat do të merren parasysh
- Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në zbatim projektesh me tema sociale dhe donatorë ndërkombëtarë
- Është e detyrueshme të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike
- Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi
- Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë
- Njohuri të Ligjit për Azilin dhe Konventën për Refugjatët
- Aftësi të mira organizative
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
- Të njohë dhe të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Letër motivimi
- CV e detajuar
- 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm
Afati i dorëzimit
Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda datës 23.09.2019 Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Kohëzgjatja e pozicionit është 3 muaj (me mundësi vazhdimi) dhe data e parashikuar është 01 tetor 2019 deri me 31 dhjetor 2019.
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.