“PËRSHKRIMI I PUNËS”

 

Organizata:  Caritas Shqiptar

Departamenti:  Antitrafikimit

Tipi i kontratës:  Kontratë Individuale Pune me Kohëzgjatje të Caktuar (Korrik – Dhjetor 2018)

Projekti:  “Fuqizim i strukturave lokale për të mbrojtur fëmijët shqiptarë të  shfrytëzuar në  vendet fqinjë”.

Pozicioni:  Koordinator Terreni

Vendodhja e ushtrimit të detyrës:  Kukës

Raporton tek:  Projekt Menaxheri

 

 

Caritas Shqiptar me mbështetjen e Qeverisë Francezë po zbaton një projekt 1 vjeçar për mbështetjen e fëmijëve shqiptarë në situatë rruge të cilët shfrytëzohen për punë në Kosovë. Për këtë qëllim kërkohet të punësohet një person për të zbatuar detyrat si më poshtë:

 

  1. Të bashkëpunojë më Policinë e Kufirit dhe Migracionit për të identifikuar dhe referuar në strukturat përkatëse fëmijët në situatë rruge që shfrytëzohen për punë në Kosovë
  2. Të monitorojë vazhdimisht kufirin për të identifikuar fëmijët e pashoqëruar shqiptarë që punojnë në Kosovë dhe identifikojë shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe raportojë në strukturat e mbrojtjes së fëmijëve
  3. Të bashkëpunojë ngushtë me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijës për koordinimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve të identifikuar
  4. Të koordinojë aktivitetet e projektit në zonën e përgjegjësisë
  5. Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi pune me aktorët lokalë
  6. Të ndihmojë në koordinimin, dhe ndarjen e ushqimit për fëmijët e pashoqëruar të identifikuar në kufi
  7. Të përgatisë raporte mujore për punëdhënësin
  8. Të angazhohet edhe jashte orarit të punës, nëse do të kerkohet nga punëdhënesi
  9. Të kryejë detyra të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi

 

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në shkencat shoqërore apo fusha të ngjashme
  • Eksperiencat e punës në një nga fushat  do të merren parasysh
  • Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në zbatim projektesh me tema sociale
  • Të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike
  • Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B

 

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë
  • Njohuri të Ligjit nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” do të ishte një vlerë e shtuar.
  • Aftësi të mira organizative
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
  • Të njohë dhe të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike.

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar (ku të bashkëngjiten dokumentet plotësuese)
  • 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm

 

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda datës 12 Qershor 2018, ora 16:00.

Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327