Organizata:                    Caritas Shqiptar

Pozicioni:                         Kurator i Ekspozitës me fotografi

Departamenti:              Anti-Trafikimit dhe Migracionit

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar me mbështetjen e UNHCR, Caritas Austria dhe Caritas Italia po implementon një projekt në mbështetje të refugjatëve, azil-kërkuesve dhe migrantëve që identifikohen në pikat kufitare të Korcës, Gjirokastrës, Shkodrës, Kukësit apo brenda territorit. Fokusi i punës është në plotësimin e nevojave bazike për këta persona, mbrojtja e tyre dhe trajtimi me dinjitet gjatë kohës së qendrimit në ambjentet e Policisë së Kufirit dhe Migracionit apo qendrave alternative akomoduese.

Në kuadër të kësaj iniciative Caritas-i Shqiptar do të organizojë ekspozitën me fotografi, të fotografit shqiptar Renuar Locaj.

Qe prej 2015 vendi ynë, është shëndrruar në rrugë tranzit për mijëra migrante dhe refugjate të cilët, të detyruar për tu larguar nga vendet e tyre për shkak të luftrave dhe problemeve kërkojnë një jetë më te mirë. Ata udhëtojne në grupe, vetëm apo familje. Rrugëtimi nis në vendin e origjinës dhe zgjat shumë në kohë ku një pjesë e rrugës së tyre organizohet nga kontrabandistë dhe duke paguar shuma të mëdha. Një pjesë e tyre ecin me ditë në këmbe në vende,  zona të rrezikshme për jetën e tyre, shumë ndahen nga grupi apo humbasin, te tjerë vdesin rrugës.

Ideja e kësaj ekspozite lindi si nevojë për të sjell tek publiku dhe  prezantuar çeshtjet e Migracionit nëpermjet fotografisë duke përcjellë  imazhet, identitetin e këtyre njerezve, vuajtjet, histori individuale dhe familjare, ashtu të thjeshtë, në të përditshmen, të vuajtur në udhetimin e tyre, duke u përpjekur t’i japin vlerë asaj cfarë është mbi gjithcka, dëshira për jetën. 

Në këtë kontekst, Caritasi Shqiptar kërkon të kontraktojë një Kurator i cili do të bashkëpunojë ngusht me fotografin dhe Departamentin e Anti-Trafikimit dhe Migracionit në Caritas Shqiptar për organizimin e Ekspozitës.

Detyrat e Kuratorit:

  • Ka përgjegjësi të plotë për organizimin dhe zhvillimin e Ekspozitës Ndërkombëtare në nivel artistik.
  • Mban fjalen e hapjes dhe shoqëron te ftuarin per të parë ekspozitën.
  • Bashkërendon dhe koordinon planin e punës për realizimin me sukes të ekspozitës me Caritas-in Shqiptar dhe Muzeun Historik Kombëtar.
  • Në bashkëpunim me Caritas-in Shqiptar dhe fotografin përzgjedh veprat të cilat do të paraqiten në Ekspozitën Ndërkombëtare.
  • Në bashkëpunim me fotografin përcakton përmasat dhe formatin e printimit të fotografive.
  • Ndjek ardhjen, depozitimin dhe mirëmbajtjen e veprave që do të paraqiten në ekspozite.
  • Bën propozimin për hartimin e banerit, ftesës, katalogun dhe elementët e tjerë grafikë të ekspozitës.
  • Në bashkëpunim dhe koordinim me Caritas-in Shqiptar krijon dhe mban kontakte me mediat kombëtare mbi ekspozitën dhe publikon të paktën 2 artikuj mbi ekspozitën.
  • Pas mbylljes së ekspozitës bën një relacion me shkrim mbi procedurat e ndjekura për organizimin, realizimin dhe ngritjen e ekspozitës, si dhe impaktin e saj.

Kushtet e pjesëmarrjes janë:

  • Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë kuratorë me nënshtetësi shqiptare dhe të huaj.
  • Kuratori/kuratorja duhet të ketë të dokumentuar kurimin e të paktën 2 (dy) ekspozitave ndërkombëtare dhe 3 (tre) kombëtare.
  • Të ketë minimumi 7 vjet eksperiencë pune në fushen e Historise, Kritikës së Artit dhe Kurimit.
  • Të ketë botuar artikuj/ese/shkrime mbi artin në revista/katalogë/albume të publikuara në këto 5 vitet e fundit.

Mënyra e aplikimit:

  • Të interesuarit duhet të paraqesin në Caritas Shqiptar një dosje/aplikim me dokumentacionin e mëposhtëm, brenda datës 27 shtator 2021.
  • Një kërkesë për të marrë pjesë në këtë konkurim për kurator;
  • Konceptin kuratorial dhe një përshkrim se si mendon kuratori/kuratorja të zhvillojë ekspozitën;
  • CV artistike/akademike (bashkë me të dhënat personale se ku mund të kontaktojmë);
  • Botime, katalogë, revista të ndryshme ku të jenë të botuara shkrimet e tij/saj.
  • Ofertën financiare në zarf të mbyllur. Aneks-RFQ-1

Të tjera:

  • Shpallja e kuratorit/kuratores fituese bëhet nga departamenti i Prokurimeve, pas shqyrtimit të aplikimeve të ardhura brënda afatve të përcaktuara në këtë shpallje.
  • Kuratori/kuratorja fitues/e hyn në marrëdhënie kontraktuale të përkohëshme pune me Kontratë Shërbimi, sipas dispozitave në fuqi të Kodit Civil dhe Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.
  • Kohëzgjatja e kontratës është 28 shtator 2021 deri më 15 nëntor 2021.
  • Për çdo lloj pyetjeje dhe sqarimi tjetër mbi kushtet e pjesëmarrjes, lutemi të na kontaktoni ne Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327  ose në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org 

Afati i dorëzimit

Ky pozicion mbyllet sipas datës së parashikuar në njoftim.

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.