Bazuar në Censusin e 2011, në Shqipëri shkalla e papunësisë ishte 21.9%, për të rinjtë (mosha 15-29 vjeҫ). Një pjesë e konsiderueshme e tyre rreth 63% janë të papunë prej një kohe të gjatë, e cila konsiston në shkallë më të lartë se në ҫdo vend tjetër të BE-së dhe kërkon vëmendje të veҫantë. Kërkimet kanë konkluduar se kohëzgjatja e papunësisë tek personat e rinj ka efekte negative në mundësitë e gjetjes së një pune të re, sepse ndikon në humbjen e aftësive për punë dhe të bërit më pak tërheqës për punëdhënësit. Veҫanërisht kjo do reduktojë fitimet e ardhshme, mundësitë e punësimit dhe vonesat në përfitimin e aftësive të duhura të punës. Një indikator tjetër, rreth 30% e tyre lidhet me të rinjtë që nuk janë të përfshirë në punësim, edukim apo trajnim, e cila gjithashtu konsiston në një shkalla shumë të lartë krahasuar me shtetet e BE-së.

 “Ne nuk mundemi gjithmonë të përgatisim të ardhmen për të rinjtë tanë, por ne mund të përgatisim të rinjtë tanë për të ardhmen” Franklin D. Roosevelt

Nën strehëzën e kësaj shprehje, ne po bëjmë më të mirën tonë, nëpërmjet programit YourJob, i cili iu dedikohet personave të rinj të qytetit të Lezhës, Shkodrës dhe Kamzës, për të rritur mundësitë e trajnimeve profesionale, aftësive personale të punës dhe mundësive të punësimit. Këshilluesja e karrierës së qytetit së Lezhës, nëpërmjet një seri hapash dhe takimesh paraprake, individuale dhe në grup, ka dhënë informacione, programin e aftësive për jetën, programin e aftësive të buta dhe këshillimet e karrierës me të rinjtë e Lezhës. Nëpërmjet këtij proҫesi, disa nga ata zgjodhen të bënin një kurs profesional, i cili konsiston në pastiҫeri, të bërit torta dhe ëmbëlsira. Pas bashkëpunimit me Qendrën e Kursit Profesional dhe firmosjes së MoU, janë 13 persona të rinj të cilët ndjekin këtë kurs, 3 prej të cilëve janë persona me aftësi të kufizuar. Ky grup i të rinjve vinë nga fshatra të Lezhës, kanë vetëm edukimin dytësor dhe janë pa ndonjë profesion, gjë që redukton shanset e tyre për të ardhmen. Pjesëmarrja e tyre ka treguar shumë pasion, ambicie dhe kreativitet në pregatitjen e ëmbëlsirave, duke vlerësuar këtë mundësi të dhënë nga programi YourJob.

Në po shpresojmë që nëpërmjet marrjes së këtij profesioni, ne do të përmirësojmë cilësinë e jetës së tyre, familjeve të tyre dhe komunitetit nga të cilët ata vinë. Të qenurit i vetëpunësuar dhe i aftë për të bërë një jetë të përshtatshme, gjithashtu do të kontribojë në tregun e punës.