Ne gjithnjë e më shumë kontaktohemi nga punëdhënës në Zrenjanin, duke ofruar bashkëpunim. Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e aktiviteteve të projektit me sallonin “Ceca”. “Ceca” është një sallon flokësh me traditë të gjatë dhe në Zrenjanin është i famshëm për profesionalizmin e tij. Pronarja e sallonit, znj. Svetlana Banjai, dëshiron ta ndajë dijen e saj dhe ta kalojë përvojën e saj tek brezi i ri:

“Ka nevojë për parrukiere profesionale në Zrenjanin, por të rinjtë duhen trajnuar me punë profesionale dhe tu jepet mundësia ta provojnë veten,” shpjegon znj. Banjai.

Programi YourJob i jep të rinjve një mundësi që të mund të punojnë në mënyrë të pavarur në profesion përmes zbatimit të programeve të praktikës profesionale.