Lajmërim për kontraktim arkitekti/studio arkitekture

Titulli i Projektit:  Monitorim Kufiri dhe Mbështetje Azil-Kërkuesve dhe Sirianëve që hyjnë në Shqipëri.

Zbatues i Projektit: Caritas Shqiptar

Afati i aplikimit:  20 Shtator 2019

Caritas Shqiptar në partneritet me UNHCR  po zbaton një projekt në mbështetje të migrantëve refugjatëve dhe azil-kërkuesve në Shqipëri. Financimi i projektit është bërë i mundur nga UNHCR me qëllim promovimin dhe monitorimin e aksesit në territor dhe në procedurat e azilit, të rrisë identifikimin, referimin si dhe menagjimin e rasteve të personave me nevoja specifike si dhe të përmirsojë kushtet pritëse ne kufi për migrantët, refugjatët dhe azil-kërkuesit në Shqipëri.

Për këtë arsye Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë një studio arkitekture ose një arkitekt (preventivues) për të hartuar preventivin në lidhje me:

  • Rinovimi dhe mobilimi i një ambienti në Ersekë i cili do të përdoret si qender për akomodimin e grupeve vunerabel në grupet mikse migratore.

Dokumentacioni i nevojitur

  • Licensë për ushtrim aktiviteti
  • Nipt-i
  • CV e punimeve të mëparshme.
  • Ofertë financiare

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me postë ose dorazi të mbyllura në zarf dhe të vulosura, në adresën e mëposhtme brenda datës 20 Shtator 2019, ora 15:00.

Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327