Zbatues i Projektit: Caritas Shqiptar

Afati i aplikimit: 16.11.2018

Email: caritasalbania@caritasalbania.org

 

Caritas Shqiptar kërkon të kontraktojë një subjekt për mbikqyrjen e punimeve. Punimet që do të mbikqyren janë si më poshtë:

  • Rikonstruksion i pjesshëm i Stacionit të Policisë Kufitare, Kapshticë(GOS) i percaktuar si ambjent akomodimi dhe intervistimi për refugjatët dhe azilkërkuesit.

 

Mbulimi gjeografik

Dhomat e intervistimit të cilat do të rinovohen ndodhen në:

  • Në pikën e kalimit kufitar (GOS) Kapshticë.

 

Detyrat e mbikqyrësit të punimeve

  • Mbikqyrësi i Punimeve është i detyruar të vizitojë periodikisht dhe në fazat më kryesore punimet në kantierët e punimeve.
  • Mbikqyrësi i Punimeve gjatë zbatimit të objektit i jep instruksione dhe urdhra me shkrim sipërmarrësit sa herë që e sheh të nevojshme, në zbatim të akteve ligjore e nënligjore.
  • Mbikqyrësi i Punimeve ka të drejtë të kërkojë kryerjen e provave të materialeve të vendosura në objekt, kur këto nuk janë kryer në masën, sipas vëllimeve të realizuara dhe pjesës së lëndës së parë të furnizuar për të verifikuar cilësinë. Shpenzimet për këto prova janë në ngarkim të sipërmarrësit.
  • Mbikqyrësi i Punimeve ka të drejtë te pezullojë, përkohësisht, punimet, për zbatimin teknik të gabuar ose paaftësi teknike zbatimi, në çdo rast me miratimin e investitorit, për aq kohë sa quhet e nevojshme korigjimi i gjendjes.
  • Mbikqyrësi i Punimeve merr pjesë në kolaudimin e veprës, i përgjigjet kolaudatorit me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për kolaudimin e veprës si dhe firmos procesverbalin e këtij kolaudimi.
  • Mbikqyrësi i Punimeve kontrollon situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi, në faza të ndryshme të punimeve, dhe i miraton ato.
  • Pas përfundimit të kolaudimit, Mbikqyrësi i Punimeve, përgatit raportin përfundimatr të punimeve.

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Licensë për ushtrim aktiviteti
  • Ekstrakt QKR i tre muajve të fundit
  • Ofertën financiare

 

 

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen me postë ose dorazi të mbyllura në zarf, në adresën e mëposhtme brenda datës 16 Nëntor 2018, ora 16:00.

 

Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327