Muzeu Historik Kombëtar – Kjo broshurë përmban informacion të shkruar në gjuhë të thjeshtë në lidhje me Muzeun tonë Historik Kombëtar. Informacioni përmban imazhe dhe një përshkrim të shkurtër të thjeshtë të ambjenteve të tij dhe sendeve qe ndodhen brenda Muzeut. Broshura shërben kryesisht për personat me aftësi të kufizuara intelektuale por dhe grupe të tjera vulnerabël. Është përgatitur në gjuhë të thjeshtë nga grupi i ekspertëve në Caritas Shqiptar dhe testuar nga grupi i të rinjve nga Qendra “Jetë në Zhvillim” si dhe nga Shkolla Speciale “3 Dhjetori”.

SHKARKO DOKUMENTIN