#mundt’indodhëkujtdo

Studime të shumta konfirmojnë ndikimin e muzikës te shëndeti I njeriut, sidomos te shëndeti mendor. Terapia muzikore, si degë e mjekësisë, po bëhet gjithnjë e më e pranuar dhe po fiton popullaritet gjithnjë e më të madh anembanë botës.

Ekspertët pohojnë se dëgjimi I muzikës së përshtatshme ka rrjedhime pozitive te shëndeti ynë mendor dhe aktivizon qendra të trurit që lidhen me emocionet, përqendrimin, aftësinë krijuese dhe kujtesën, dhe se muzika mund të lehtësojë ankthin dhe depresionin. Dhe pikërisht, duke dëgjuar muzikë ne pëlqejmë, sekretojmë hormonet e serotoninës (hormoni I lumturisë që prek gjumin dhe humorin), dopaminës (prek emocionet dhe ndjenjën e kënaqësisë) dhe oksitocinnës (hormoni i dashurisë)

megjithatë, muzikë të ndryshme mund të zgjojnë në ne emocione të ndryshme dhe impakti I muzikës në shëndetin tonë mendor varet në masë të madhe nga lloji I muzikës që dëgjojmë. prandaj, ky ndikim mund të jetë edhe negativ.

Ekspertët thonë se muzika me volum të lartë e vë mendjen në gjendje trazimi dhe mund të prishë ekuilibrin mes hemisferës së majtë dhe asaj të djathtë të trurit. Ekspozimi ndaj muzikës së lartë në fëmijërinë e hershme mund të çojë në aftësi të kufizuara në të nxënë dhe probleme në sjellje te fëmijët. Ka studime që pohojnë se muskujt në trupin tonë dobësohen kur I nënshtrohen një ritmi të kundërt me atë të zemrës, karakteristikë për një tingull më të fortë, dhe se frekuencat e larta dhe ritmet e çrregullta dëmtojnë mendjen dhe trupin. Nga ana tjetër, shumë pjesëmarrës në sondazh pohuan se dëgjimi I “tingujve të fortë” shkarkon zemërimin dhe kësisoj pakëson ankthin. Disa ekspertë pohojnë se muzika joharmonike pakëson aftësinë mbrojtëse të trurit dhe çon në sjellje agressive dhe hiperaktivitet, dhe se muzika e përsëritur mund të krijojë ndjenja zemërimi.

Si ndikon muzika te ti? Cili lloj muzike bën për shëndetin tënd mendor?