Organizata: Caritas Shqiptar

Pozicioni: Koordinator Terreni

Departamenti: Anti-Trafikimit dhe Migracionit

Vendodhja: Gjirokastër

Varet & raporton tek: Menaxheri i Projektit

 

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

 

Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me UNHCR po zbaton një projekt në mbështje të të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve  që identifikohen në Shqipëri. Qëllimi i projektit është mbrojtja dhe ofrimi me dinjitet i shërbimeve për këta persona. Ky qëllim do të arrihet përmes mbështetjes humanitare për azil kërkuesit, refugjatet dhe migrantet në Shqipëri duke rritur aksesin e tyre në infomacion, ushqim, veshmbathje, transport, akomodim dhe përkthim.

Koordinatori i terrenit do të punojë me kohë të plotë dhe është përgjegjës për zbatimin e projektit, punën në terren, mbajtjen e marrdhënieve me autoritetet lokale, përgatitjen e raporteve javore për Caritas-in Shqiptar dhe UNHCR, bashkëpunim me aktorë të tjerë institucionalë, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin, shpërndarjen dhe monitorim të ndihmave humanitare (NFIs).

Projekti zbatohet në nivel kombëtar.

Pozicioni kërkon që personi të shkojë me shërbime sipas nevojave të projektit.

 

Përgjegjesitë Specifike

 

  • Të ofrojë ndihmën për grupet miks migratore të identifikuar nga Policia Kufitare dhe Migracionit.
  • Të identifikojë dhe referojë personat me nevoja të veçanta.
  • Të sigurojë që prokurimi i artikujve bazë është bërë në kohën e duhur.
  • Të koordinojë aktivitetet e projektit në zonën e përgjegjësisë.
  • Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi pune me aktorët lokalë dhe anëtarët e komunitetit.
  • Të sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar dhe UNHCR.
  • Të ndihmojë në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.
  • Të përgatisë raporte.
  • Të mbajë përgjegjësi për magazinimin e materialeve të blera dhe shpërndarjen e tyre në bazë të librit të magazinimit.
  • Të angazhohet edhe jashte orarit të punës.

       

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në shkencat Juridike, shoqërore apo fusha të ngjashme.
  • Eksperiencat e punës në një nga fushat do të merren parasysh
  • Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në zbatim projektesh me tema sociale dhe donatorë ndërkombëtarë
  • Është e detyrueshme të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës Angleze
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike
  • Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B

 

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë
  • Njohuri të Ligjit për Azilin dhe Konventën për Refugjatët do të ishte një vlerë e shtuar.
  • Aftësi të mira organizative
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
  • Të njohë dhe të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike.

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar
  • 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm

 

Afati i dorëzimit

 

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda datës 12.05.2018 Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327

 

Afati i pozicionit është për 7 muaj e dy javë (me mundësi vazhdimi) dhe data e parashikuar është 15 maj 2018 deri me 31 dhjetor 2018.

 

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.