Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi/Supervizor
Departamenti: Social
Vendodhja: Tiranë
Raporton tek: Drejtori, Menaxheri i Projektit, Koordinatori Operacional
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i Shqiptar pas tërmetit me madhësi 6.4 goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019 në bashkëpunim Partnerët e Caritas Shqiptar dhe Kishën Katolike, u përgjigjën menjëherë te popullata e prekur me artikuj ushqimorë dhe lehtësuesira të ndryshme.
Në vazhdimësi të kesaj ndërhyrje, Caritas Shqiptar investoi në programin e strehimit në 3 zona; Bashkia Lezhë, Rrëshen, Lac dhe Belsh duke rindërtuar banesat e dëmtuara referuar programit dhe kushteve që qeveria miratoi për rindertimin. Sot Caritas Shqiptar shtrihet në investim dhe në bashkinë Tiranë, duke marrë përsipër rindërtimin e 3 banesave në zonën e Kasharit, Ndroqit dhe Vaqarrit ne tipologjinë (3+1).
Përgjegjesitë Specifike
Inxhinieri i terrenit do të sigurojë monitorimin e cilësisë së ndërtimit dhe inspektimin e progresit për programin e Caritas Shqiptar të rindërtimit të banesave. Ai/ajo do të sigurojë Caritas-in Shqiptar, mbi standardet kombëtare, ndërkombëtare dhe përmbushjen e plotë të proçesit të rindërtimit
- Të ndërveprojë me standartet e planeve të strehimit të autoriteteve lokale, për të nxjerrë zgjidhje të përshtatshme për familjet e zgjedhura. Nëse kërkohet, të miratojë modele dhe fushë-veprim sipas nevojave të familjes dhe kushteve të terrenit.
- Të kryejë vlerësime të hollësishme strukturore dhe arkitekturore të shtëpive të zgjedhura të dëmtuara dhe të dorëzojë dokumentat përkatëse tek autoritetet lokale.
- Të rishikojë projektet tip në përputhje me preventivat dhe mangësitë që paraqesin në projekt referuar standardeve kombëtare të ndërtimeve siç kërkohet nga ligji.
- Të krijojë një plan/grafik mbi afatet kohore të punimeve.
- Të hartojë dokumentat e tenderimit dhe ndërtimit për kontraktorin.
- Të marrë pjesë si panelist teknik në shqyrtimin e dokumentacionit të tenderit.
- Të vlerësojë kërkesat për pagesa të kontraktuesit. Të garantojë që cilësia, siguria dhe standardet e logjistikës në proçesin e prokurimeve të ndjekur nga Caritas Shqiptar janë respektuar.
- Të kryejë inspektime në terren për të siguruar që ndërtimi është në përputhje me specifikimet e projektimit.
- Të adresojë kërkesat për ndryshimin e projektimit në terren, të identifikojë devijimin nga planet e aprovuara dhe zbatimin e masave korrigjuese kur është e nevojshme.
- Të sigurojë që çertifikata e ndërtimit nga autoriteti vendor dhe çertifikatat e sigurimit nga kontraktori të lëshohen pas përfundimit të punimeve.
- Të përgatisë dhe dorëzojë raporte periodike monitorimi/mbikëqyrje, çdo dy javë për menaxhimin dhe të mbajë dokumentacionin të projektit.
- Vazhdimisht, të vlerësojë performancën e kontraktuesve dhe të informojë Caritas Shqiptar për mospërmbushje kur është e nevojshme.
- Të sigurojë, përputhjen me sigurinë në terren nga ana e kontraktorit/ndërtuesit/familjet.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Inxhinierinë e Ndërtimit.
Kualifikimi i Inxhinierisë Profesionale dhe licenca si mbikëqyrës në Shqipëri.
- Të ketë sigurim profesional dëmshpërblimi për dizajnin strukturor.
- Njohuri të gjera për procedurat teknike, Rregulloret e ndërtimit në përputhje me legjislacionin, teknologjitë dhe materialet ndërtimore.
- Duhet të ketë të paktën 5 vjet përvojë në kontrollin e cilësisë, inspektimin e ndërtesave dhe menaxhimin e ndërtimeve, duke pasur fokus efektivitetin, performancën e kontraktuesit.
- Njohuri të plota të Kodeve të ndërtimit dhe standardeve të projektimit dhe aftësi për të hartuar ndërtimin e sigurt nga tërmeti.
- Të ketë njohuri në programet: AUTO CAD dhe MS Office (Word, Excel, Outlook Access– dhe idealisht MS Project).
- Aftësi në menaxhimin e projektit, planifikimit e të organizimit dhe qasje analitike;
- Përvojë në zhvillimin e komunitetit, mobilizimin e komunitetit ose nisma të ngjashme vetë-ndihmëse.
- Njohuri të larta për sistemet dhe procedurat e administrimit të banesave, në veçanti kontrollin e punimeve dhe menaxhimin financiar.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
- Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me kontraktuesin
- Aftësi të mira organizative.
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
- Përvojë ekuivalente në terren
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it.
- Të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike.
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Letër motivimi
- CV e detajuar
- 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm
Afati i dorëzimit
Dokumentat e kërkuara duhen të dërgohen brenda datës 10.05.2023, ora 16:00, në adresat e email: caritasalbania@caritasalbania.org
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.