Organizata:                     Caritas Shqiptar

Pozicioni:                         Sanitare

Departamenti:                Anti-Trafikimit dhe Migracionit

Vendodhja:                     Bilisht

Varet & raporton tek:   Koordinatori/Menaxheri i Programit   

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me UNHCR po zbaton një projekt në mbështje  të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve  që identifikohen në Shqipëri. Qëllimi i projektit është mbrojtja dhe ofrimi me dinjitet i shërbimeve për këta persona. Ky qëllim do të arrihet përmes mbështetjes humanitare duke rritur aksesin e tyre në infomacion, ushqim, veshmbathje, transport, akomodim dhe përkthim.

Personi që do të punësohet,  do të punojë me kohë të plotë dhe është përgjegjës për higjenën dhe mirembajtjen e kushteve sanitare në Pikën Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me Policinë e Kufirit dhe Migracionit dhe stafin e Caritas Shqiptar.

Projekti zbatohet në nivel kombëtar dhe zonat që do të mbuloje ështe Bilisht/Kapshtica.

Përgjegjesitë Specifike

  • Përgjigjet për mirëmbajtjen, higj
  • enën e pastërtinë e ambjenteve të brendshme dhe te jashtme të pikës kufitare Kapshticë.
  • Gjatë rregullimit e pastrimit të ambjenteve të zyrave ruan e trajton me kujdes vlerat materiale e dokumentet zyrtare.
  • Për çdo problem ose shqetësim që konstaton gjatë kryerjes së detyrës, në ambjentin përkatës, njofton menjëherë menaxheren  e Programit.
  • Ruan sekretin dhe konfidencialitetin e aktivitetit apo veprimtarisë që zhvillohet në ambjentet që janë objekt i detyrës së ngarkuar.
  • Në mënyrë periodike nëpermejt nje kërkese ne formë të shkruar kërkon pranë Koorfinatorit të zyres nevojat materiale për kryerjen me cilësi të detyrave që i ngarkohen.
  • Sipas interesit dhe nevojës së Caritas-it Shqiptar kryen edhe punë e detyra të tjera, gjithmonë në përputhje me kushtet e mundësitë e krijuara për këtë qëllim.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e detyrueshme sipas legjislacionit shqiptar.
  • Eksperiencat e punës së meparshme do të merren parasysh.

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, dhe partnerëve lokalë.
  • Aftësi të mira organizative.
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it.
  • Të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike.

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV
  • 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm

Afati i dorëzimit

Dokumentat e kërkuara duhen të dërgohen brenda datës 07.07.2023 në adresat e email: caritasalbania@caritasalbania.org

a.mitri@caritasalbania.org

Kohëzgjatja e pozicionit:  data e parashikuar është  10 korrik 2023  deri me 31 dhjetor 2023. Ky pozicion mbyllet sipas dates se parashikuar në njoftim.

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.