30 Dhjetor 2020

Njoftim

Caritas Shqiptar kërkon të shesë pasuri të paluajtshme me të dhëna si mëposhtë:

Detaje të tjera mbi pasurinë:

  1. Pronësia dhe Adresa
  • Sipas vërtetimit të pronësisë nr. 199 i datës 17/10/2001 lëshuar nga ZVRPP Tiranë, kjo pronë ka një sipërfaqe prej 42 m2 truall nga e cila 42 m2 janë ndërtesë dhe është në pronësi të “Caritas Shqiptar”. Prona është e lirë dhe nuk ka barrë hipotekore mbi të.

 

  1. Kufizimet e pasurisë
  • Kjo pasuri kufizohet sipas të dhënave mëposhtë:
    • Veri – Pasuria me nr. 1/215
    • Lindje – Pasuria me nr. 1/230
    • Jug – Pasuria me nr. 1/217
    • Perëndim – Pasuria me nr. 1/211

 

  1. Data e vlerësimit të pasurisë
  • Prona është inspektuar dhe vlerësuar me datën 26/12/2020

 

  1. Përshkrimi i vendndodhjes së pasurisë
  • Prona ndodhet në perëndim të qytetit të Tiranës, shumë afër Universitetit “Zoja e Këshillit të mirë”, afër Autostradës Tiranë-Durrës me një distancë prej 28 ml, dhe afër kryqëzimit të Zogut të Zi me një distancë prej 400 ml.

Në veri kufizohet me një objekt 2kt, në lindje kufizohet me rrugën e lagjes, në Jug dhe Perëndim kufizohet me territorin e Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Për këtë zonë, është hartuar dhe miratuar plani i përgjithshëm dhe plani i detajuar vendor nga KRRT e Bashkisë Tiranë dhe KRRT e Shqipërisë.

 

  1. Infrastruktura dhe shërbimet
  • Prona shtrihet brënda vijës së verdhë të Tiranës dhe nga ana urbanistike ka një zhvillim të mirë sepse një pjesë e objekteve të ndërtuara janë të pajisura me leje ndërtimi dhe janë miratuar me leje urbanistike pjesore. Në përgjithësi kjo zonë ka trotuare anësore, ka ndriçim rrugor anësor, ambienti dhe zonat përreth janë të sistemuara mirë. Rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm është në gjëndje të mirë dhe shumë funksional. Në këtë zonë ka shumë njesi shërbimi të cilat përdoren gjatë gjithë vitit. Ndërtimet në këtë zonë variojnë nga 2kt deri në 10 kt. Pjesa më e madhe e ndërtimeve janë të pas vitit 1990.

 

  1. Përshkrimi i pronës
  • Objekti është i ndërtuar me mur tulle me gjerësi 25 cm. Muret ndarëse janë gjithashtu me mur tulle, mbulesa e objektit është çati dhe në gjëndje shumë të mirë. Muret janë të savatuara mirë brenda dhe jashtë objektit.

Objekti ka dy dhoma, aneks, banjo dhe koridor. Dyshemeja është shtruar me pllaka spanjolle me cilësi të mirë, dritaret janë duralumin, dera e jashtme është e blinduar ndërsa dyert e brendshme janë tamburato. Rrjeti elektrik dhe hidraulik është në gjendje shumë të mirë.

Objekti është i mobiluar dhe në vlerësim janë përfshire edhe materialet e punimeve që janë bërë.

Objekti mund të përdoret si zyrë shërbimi, objekt banimi, qiradhënie, etj.

 

  1. Vlerësimi
  • Për të bërë vlerësimin e kësaj prone janë marrë në konsideratë faktorët e mëposhtëm:
  1. Zona në të cilën ndodhet prona
  2. Pozicioni topografik dhe gjeografik i saj
  3. Gjendja aktuale
  4. Karakteristikat e pronës
  5. Çmimet dhe qiratë e realizuara për periudha të ndryshme kohore
  6. Jilldet e kthimit të pronave të ngjashme
  • Duke patur parasysh të gjithë faktorët e përmendur më lart, vlera reale e shitjes së kësaj pasurie është 50,000 (pesëdhjetë mijë) Euro.

 

  1. Oferta
  • Palët të cilat janë të interesuara për të shikuar nga afër objektin, janë të lutur të na vizitojnë pranë zyrave tona, ose mund të dërgojnë email në adresën caritasalbania@caritasalbania.org ose të telefonojnë në numrin +355 68 202 4596 për të caktuar një takim.
  • Caritas Shqiptar fton të gjithë individët, subjektet fizik ose juridik të paraqesin ofertat e tyre. Ofertat duhet të dorëzohen dorazi, në zarf të mbyllur dhe jo transparent, me mbishkrimin “Ofertë për Pasurinë me nr. 1/216” në adresën e mëposhtë:

Caritas Shqiptar Albania

Rruga: “Don Bosko” nr.4

Tiranë, Shqipëri.

  • Oferta duhet shprehur në monedhën euro (EUR).
  • Çmimi bazë për të filluar ofertën nuk duhet të jetë më i vogël se 50,000 (pesëdhjetë mijë) Euro.
  • Oferta më e lartë do të shpallet fituese. Afati për dorëzimin e ofertave është deri me 11 Janar 2021, ora 16:00. Caritas Shqiptar do të kontaktojë fituesin me email.