Panairi i Arsimit, Edukimit dhe Punës Shkodër

 

  Bashkia Shkodër, ndërmori iniciativën për të organizuar në ambientet e saj, Panairin e Arsimit, Edukimit dhe Punës, Shkodër më 27 Tetor 2023. Ky aktivitet mblodhi sëbashku shumë shoqata, biznese si dhe institucione publike për të prezantuar punën dhe iniciativat e tyre konkrete në lidhje me punësimin.

Një ndër organizatat e ftuara ishte dhe Caritas Shqiptar, ku u paraqitëm me një stendë në kuadër të programit YourJob.

Stenda e YourJob përmbante materiale promocionale të ndryshme si dhe punime nga vetë të rinjtë sipërmarrës të YourJob. Në këtë aktivitet morën pjesë shumë autoritete, si: Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi, Deputete e Shkodrës, Znj. Edona Bilali, si dhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Z. Benet Beci të cilët përshëndetën pjesëmarrësit në panair duke vizituar çdo stendë.

Një vëmendje e veçantë e autoriteteve u shfaq në stendën e YourJob ku interesi për të mësuar më shumë rreth YourJob, ishte i madh. Gjithashtu autoritetet përgëzuan stafin për nismat e programit dhe përfshirjen e të rinjve në tregun e punës.

Në këtë aktivitet kaq të madh, morën pjesë rreth 200 persona, kryesisht të rinj të cilët shfaqën mjaft interes për të marrë informacion rreth aktiviteteve të programit dhe si mund të bëheshin pjesë e tij. Këshilluesit e Karrierës ishin në dizpozicion për të ofruar gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me aktivitetet e programit YourJob.