Në moton “Të promovojmë aftësitë në kulinari, si një prespektivë socio-ekonomike për gratë e dënuara”, në 23 Nëntor në ambiente e IEVP Ali Demi, Caritas Shqiptar së bashku me stafin e institucionit ka organizuar eventin “Panairi i gatimit, në kuadër të projektit “Shtegu i mundësive”. Gratë nga treva të ndryshme të vendit gatuan ushqime tradicionale të cilat u servirën në mënyrë elegante dhe plot hijeshi. Ideja për ta finalizuar një event të tillë, ka ardhur si rezultat i propozimeve në diskutimet me përfituesit, të cilat e mikpritën dhe u angazhuan në role duke marrë plotësisht përgjegjësinë për të sjellë një ditë ndryshe në institucion. Në këtë event, krah për krah me stafin e Caritas Shqiptar ishin edhe vullnetarët nga Italia, të cilët kontribuan me ëmbëlsirën Tiramisu dhe dhanë mbështetjen e tyre që prej fillimit.
Ushqimet tradicionale janë prezantuar në një formë origjinale me emërtime të personalizuara nga vetë gratë protagoniste të eventit. “Art me ngjyra”, “Dashuri me shijim të parë”, “Të lëpish gishtat” “Nuk bëjmë dot pa njëra tjetrën”, “Ku ka si Tirona”, E ëmbla gjyshe”, etj ishin disa nga pjata që të pranishmit shijuan përgjatë aktivitetit, nën tingujt e muzikës dhe valleve popullore. Ishte një kënaqësi e veçantë të shihje idenë e grave të merrte jetë dhe të realizohej përmes tyre, me prezantime rreth krijimeve të tyre dhe të një eseje të ndjerë që pasqyronte realitetin ku ndodhen. Ky event, ka qënë i mbushur me emocionet e tyre, dramat, dhimbjen por dhe shpresat që mbartin në të ardhmen.

 

In the motto “To promote culinary skills, as a socio-economic perspective of the imprisoned women”, on November 23 in the premises of the IEVD, Ali Demi, Caritas Albania together with the staff of the institution has organized the “Cooking Fair” event, part of “Path of Opportunities” project. Women from different regions cooked traditional food which were served elegantly and full of charm. The idea to finalize such an event, has come as a result of proposals in discussions with the beneficiaries, which welcomed the idea and were engaged in their roles by taking responsibilities to bring a different day to the institution. In this event, side by side with the Caritas Albania team were the volunteers from Italy who contributed with the Tiramisu dessert and gave their support since from the beginning.

Traditional foods were presented in an original form with personalized labels by the protagonist women of the event. “Colorful art”, “Love with first taste”, “Licking your fingers”, “We cannot do without each other”, “There is nothing like Tirona”, “Sweet grandmother”, etc. were some of the dishes of the activity, following the sounds of folk music and dance. It was a special pleasure to see the idea of ​​women taking life and to be realized through them, by presenting about their creations and a felt essay that reflects the reality where they are. This event has been filled with their emotions, dramas, pain but also the hopes they carry in the future.