Në datë 27 Qershor 2018 Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Koordinatorin Kombëtar Anti-trafik, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, dhe Policinë e Kufirit dhe Migracionit, organizuan tryezën e diskutimit “Përmirësimi i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve shqiptarë që shfrytëzohen për punë në vendet fqinjë”.

Ky takim u organizua në kuadër të zbatimit të projektit “Fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve shtetërore në mbrojtje të fëmijëve që shfrytëzohen për punë në vendet fqinjë” të financuar nga Catholic Relief Services (CRS).

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar Anti Trafik, Shqipëri dhe Mal i Zi, Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Shqipëri dhe Mal i Zi, si dhe Drejtoria Vendore e Policisë, Prefektura, N/Prefektura Malësi e Madhe, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve, Bashkia, Drejtoria Rajonale e  Shërbimit Social Shtetëror, Inspektoriati i Punës.

Gjate takimit u prezantua situata e fëmijëve shqiptarë që shfrytëzohen për punë në Kosovë dhe Mal të Zi.

Më pas diskutimet e ditës u fokusuan në identifikimin e problematikave të mosfunksionimit të bashkëpunimit ndërkufitar apo dhe midis institucioneve shqiptare përgjegjëse qoftë në nivelin qendror apo lokal.

Së fundmi gjatë takimit u përcaktuan prioritetet për ndërhyrje afatgjata dhe afatshkurtra qoftë nga pala shqiptare apo ajo malazeze për përmiresimin e situatës.