Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Finance Manager
Departamenti: Financës
Vendodhja: Tiranë
Varet & raporton tek: Drejtuesi i Departamenit të Finanës
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i Shqiptar është një organizatë humanitare e Kishës Katolike që punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve më në nevojë në Shqipëri. U themelua në vitin 1993 nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqiperise si nje Ent bamirës – humanitar i Kishës Katolike
Finacieri jep kontributin e tij të vazhdueshëm në ushtrimin e detyrave të përditëshme por edhe duke sjellë përmirësime në lidhje me proçedurat financiare. Gjithashtu përfaqëson institucionin në takimet apo raportimet e ndryshme sipas kërkesave të titullarit.
Përgjegjesitë Specifike
- Punon ngushtë me Drejtuesin e Departamentit te Finances për të siguruar funksionimin normal të të gjitha çështjeve financiare.
- Menaxhon aktivitetet ditore administrative dhe operacionale te projekteve të Departamentit të financës.
- Përgatit raportin financiar të projektev sipas formatit të donatorit, mujor, tremujor, gjashte mujor dhe vjetor.
- Mban shpenzimet bankës së projekteve sipas statement bankar te projektit.
- Jep kontribut në proçedurat financiare për llogari te projekteve.
- Përgatit pagesat dhe ndjek proçedimin e tyre në bankë sipas kërkesave të projekteve.
- Raporton tek donatori për shpenzimet e projekteve në formatin e derguar nga donatoret.
- Formulon kërkesën për fonde në bazë të kontratës me donatorin.
- Monitoron i procedurat financiare në lidhje me projektin dhe bën supervizimin e shpenzimeve.
- Rakordon me bankat, balancat e llogarive mujore, kontrolli saktesisë së regjistrimeve të transaksioneve bankare në raport.
- Mban kontakte me perfaqesuesin financiar të donatorit në lidhje me raportimet financiare të projekteve.
- Përgatit dokumentacionin e pagave të stafit të projektit.
- Mban një listë të azhornuar dhe të saktë të limiteve të telefonit celular te stafit te projektit.
- Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës për të siguruar që kontributi në procesin e raportimit mujor financiar të organizatës të arrihet në kohën e duhur dhe të saktë.
- Kujdeset dhe mirëmban të gjitha dosjet administrative dhe financiare.
- Siguron mbështetje ne lidhje me procedurat financiare për anëtarët e ekipit Menaxherial.
- Ne bashkëpunimin me menaxherët e projektit, bën shpjegimin e variancave të linjave buxhetore.
- Ndermerr çdo detyrë tjetër që mund të kërkohet nga Drejtuesi i Departamentit të Financës.
Kualifikimet
- Diplomë bachelor në financë, menaxhim financiar, ekonomi, kontabilitet ose fusha të ngjashme nga institucione arsimore të njohura.
- Kualifikime post-universitare perbëjne avantazh.
- Kërkohet të paktën 3 vjet përvojë.
- Njohuri shumë të mire të paketës office, veçanërisht Excel, Word dhe Access.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës anglezë
- Njohuri mbi politikat, procedurat dhe standardet e financimit, kontabilitetit dhe buxhetimit.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi;
- Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, përfaqësues/e të institucioneve dhe partnerëve lokalë;
- Aftësi të mira organizative;
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup;
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim
- Letër motivimi
- CV e detajuar
- 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm
Afati i dorëzimit
Dokumentat e kërkuara duhen të dërgohen brenda datës 29.03.2024 në adresat e email: caritasalbania@caritasalbania.org
a.mitri@caritasalbania.org
Kohëzgjatja e pozicionit është 9 muaj dhe data e parashikuar është 1 prill 2024 deri më 31 dhjetor 2024.
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.