Terma Reference
Pozicion vakant i shpallur: | PUNONJËS SOCIAL | ||||||
Programme / project: | Inclusion – Instalim, Rrjetëzim dhe Ngritje Kapacitetesh përmes Këshillimit ligjor dhe Ndërhyrjeve Strategjike të Unifikuara Lidhur me Nevojat e Personave me Aftësi të Kufizuar, Shqiperi | ||||||
Nr. Projekti: | 1720009 | ||||||
Zona: | Lezhë | ||||||
Donator: | Agjencia Austriake per Zhvillim dhe Caritas Austria | ||||||
Data e fillimit të punës: | 1 shtator 2019 | ||||||
PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PROJEKTIT.
Projekti po zbatohet në Shqipëri, qarqet e përzgjedhura janë Shkodra dhe Lezha, ndërsa disa prej aktiviteteve do të kenë të bëjnë me të gjithë vendin. Projekti zbatohet në Laç, Vau i Dejes dhe Lezhë. Projekti ka të bëjë me politikat kombëtare që lidhen me sektorin social me fokus në përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri. Dokumentet udhëheqëse më të rëndësishme për planifikimin e projektit dhe zbatimin e tij do të jenë: · Konventa e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, e nënshkruar nga qeveria shqiptare më 3 dhjetor 2012. · Ligji i sapoaprovuar “Për Shërbimet Shoqërore” miratuar nga parlamenti shqiptar më 24 nëntor 2016. · Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar (2016 – 2020), miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 483, datë 29 qershor 2016.
KUALIFIKIME DHE EKSPERIENCA.
1. Të ketë përfunduar Fakultetin e Shekncave Sociale në degën Punë Sociale 2. Të ketë përfunduar studimet pas universitare Master në Shkenca Sociale 3. Eksperienca pune të mëparshme në fushën e aftësisë së kufizuar, përbëjnë avantazh për kandidatin 4. Të jetë i komunikueshëm dhe të krijojë mardhënie të mira pune në grup 5. Niveli i gjuhes angleze te jete shume i mire ne te shkruar dhe te folur 6. Të ketë njohuri të mira në kompjuter, në paketën office |
|||||||
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNONJËSIT SOCIAL.
· Punonjësi Social angazhohet të mbështesë Koordinatorin Rajonal në zbatimin e projektit në zonën e projektit, duke mundësuar përfshirje dhe zbatim të udhëzimeve mbi Planifikimin, Drejtimin, Organizimin, Koordinimin e projektit. · Punonjësi Social, angazhohet të organizojë dhe drejtojë takime në grup apo individiuale me grupet përfituese, të përcaktuar në projekt dhe të mundësojë zhvillimin apo ndërmjetësimin e seancave për menaxhinimin e rastit si dhe adresimin tek institucionet përgjegjëse, duke mbështetur personin me aftësi të kufizuara në përmbushjen e kërkesës. · Punonjësi Social, dokumenton në formë të shkruar angazhimin në zhvillimin e takimeve në grupe apo individuale dhe plotëson skedat e përpiluara së bashku me stafin drejtues të projektit, arkivon dhe ndërton bazën e të dhënave me kontakte të subjekteve publike apo jo publike me të cilat synon apo ka arritur bashkëpunimin, në përgjigje të nevojave të identifikuara dhe adresuara nga personat me aftësi të kufizuar. · Punonjësi Social bashkëpunon dhe bashkërendon seancat dëgjimore dhe këshillimore me këshilltarin me aftësi të kufizuara, që do të synojë përfshirjen me aktive në marrjen dhe adresimin e çështjeve të lidhura me aftësinë kufizuar. · Punonjësi Social, ndjek drejtëpërdrejtë dhe udhëzon personat me aftësi të kufizuara apo familjare të tyre për identifikimin e nevojave, arritjen dhe marrjen e shërbimeve në komunitet, si dhe rritjen e forcës kërkuese, përfaqësuese dhe vepruese të vetë personave me aftësi të kufizuara. · Punonjësi Social, raporton pranë Koordinatorit Rajonal çdo ditë, mbi veprimtarinë e kryer në kuadër të zbatimit të projektit si dhe raporton pranë Menaxherit me kërkesë të këtij të fundit.
|
|||||||
Sa më sipër, ftohen persona me kualifikimin dhe eksperiencën e kërkuar, të dërgojnë CV dhe Letër Motivimi në adresën zyrtare të Caritas Shqiptar, caritasalbania@caritasalbania.org dhe adresen j.bici@caritasalbania.org brenda datës 10 Korrik 2019.
|
|||||||