Organizata:                                        Caritas Shqiptar

Pozicioni:                                              Infermier

Departamenti:                                  Ekonomia Sociale dhe Aftësia e Kufizuar

Vendodhja:                                           Durrës

Varet & raporton tek:                      Menaxheri i Projektit

 

Konteksti i Projektit:

Caritas-i Shqiptar po implementon projektin CONEX Balkan financuar nga Agjensia Austriake për Zhvillim në zonat Durrës, Lezhë dhe Shkodër, me një kohëzgjatje dy vjeçare, duke synuar të adresojë dhe lehtësojë pasojat socio-ekonomike dhe humanitare të kësaj pandemie.

Me një kombinim të aktiviteteve humanitare dhe zhvillimit afat-gjatë, Projekti CONEX Balkans synon të arrijë grupe njerëzish nga komunitetet më të margjinalizuara, të cilët kanë vuajtur më së shumti gjatë krizës së COVID-19, konkretisht të moshuarit, gratë e papuna, personat me aftësi të kufizuara dhe anëtarë të komunitetit rom.

Përgjegjesitë Specifike

  • Infermieri është pjesë e ekipit multidisiplinar të projektit.
  • Infermieri është përgjegjës per mbajtjen nën kontroll të parametrave vitale si (matje tensioni, glicemie, mjekime të ndryshme, injeksione etj).
  • Është përgjegjës për shoqërimin (kur është e nevojshme) e të moshuarve në qendrën shëndetësore për vizitat mjeksore.
  • Infemieri do të referojë recetat mjekësore të medikamenteve pranë Koordinatorit i cili siguron blerjen e tyre.
  • Infermieri ka përgjegjësinë për lehtësimin e marrëdhënieve me qendrat shëndetësore dhe përfituesve.
  • Infermieri mban kontakte me të gjithë stafin për problematikat shëndetësore të të moshuarve.
  • Infermieri mban shënim çdo ndërhyrje/procedurë infermierore të ndjekur për të moshuarit në një skedë të posaçme.
  • Infermieri është i disponueshëm për punë të tjera që dalin gjatë implementimit të projektit dhe ndikojnë në performancën e tij dhe të implementimit të aktiviteteve.
  • Me miratim të Menaxherit të Projektit merr pjesë në trajnime të ndryshme të akredituara nga QKEV me qëllim përmiresimin e performancës në punë.

 

 Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Infermieri;
  • Të jetë i regjistruar tek Urdheri i Infermierit
  • Eksperiencat e punës në fushë përbën avantazh;
  • Preferohet person me eksperiencë pune në terren, në shërbim në banesë;
  • Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike (paketa office);

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi;
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, përfaqësues/e të institucioneve dhe partnerëve lokalë;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup;
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar

Afati i dorëzimit

Dokumentat e kërkuara duhet të dërgohen në adresat e emailit të mëposhtme brenda datës 18.05.2022:

caritasalbania@caritasalbania.org

j.bici@caritasalbania.org

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.