Tiranë me 22/06/2020
Pozicion Vakant – Inxhinier
Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Inxhinier
Departamenti: Social
Varet & raporton tek: Menaxheri i projektit
Afati për aplikim: 28/06/2020
Konteksti:
Një tërmet me madhësi 6.4 goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019. Partnerët e Caritas Shqiptar dhe Kisha Katolike u përgjigjën menjëherë te popullata e prekur. Ne vazhdimesi te fazes se Pare do te implementohet faza e rehabilitimit post termet. Nje nga programet kryesore eshte ai i ndertimit dhe riparimit te banesave te demtuara.
Përmbledhje e punës:
Inxhinieri i terrenit do të sigurojë monitorimin e cilësisë së ndërtimit dhe inspektimin e progresit për programin e Caritas Shqiptar të riparimit dhe rindërtimit të banesave. Ai/ajo do të sigurojë që Caritas Shqiptar, standardet Kombëtare, Ndërkombëtare dhe proceset të jenë përmbushur.
Përgjegjësitë
- Të ndërveproni me standartet e planeve të strehimit, riparimit të autoriteteve lokale, për të nxjerrë zgjidhje të përshtatshme për familjet e zgjedhura. Nëse kërkohet, miratoni modele dhe fushëveprim sipas nevojave të familjes dhe kushteve të terrenit.
- Të kryeni vlerësime të hollësishme strukturore dhe arkitekturore të shtëpive të zgjedhura të dëmtuara dhe të dorëzoni dokumente tek autoritetet lokale.
- Krijimi i modeleve dhe objektiva të punimeve dhe buxhetit për skicimin e shtëpive, riparimin e shtëpive dhe ndërtimin e montimit, në përputhje me standardet kombëtare të ndërtimeve siç kërkohet nga ligji për të marrë miratime.
- Të krijoni një plan që i përmbush afatet kohore.
- Të prodhoni dokumenta tenderimi dhe ndërtimi për kontraktorin. Përfshirë Dizajnin, planet, BoQ, metodologjinë e specifikimit.
- Të merrni pjesë nëse kërkohet si panelist teknik në shqyrtimin e tenderit.
- Vlerësoni kërkesat për pagesa të kontraktuesit / ndërtuesve. Të siguroni që cilësia, siguria dhe standardet e logjistikës në prokurimet e Caritas janë respektuar.
- Kryerja e inspektimeve në terren për të siguruar që ndërtimi është në përputhje me specifikimet e dakorduara të projektimit.
- Të adresoni kërkesat për ndryshimin e projektimit në terren, identifikoni devijimin nga planet e aprovuara dhe zbatoni masa korrigjuese kur është e nevojshme.
- Të siguroni që çertifikata e ndërtimit nga autoriteti vendor dhe çertifikatat e sigurimit nga kontraktori lëshohen pas përfundimit të punimeve.
- Të përgatitni dhe dorëzoni raporte përditësuese dhe monitoruese/mbikëqyrëse çdo dy javë për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi regjistrimi për dokumentacionin e duhur dhe efikas të projektit.
- Vazhdimisht, vlerësoni performancën e kontraktuesve dhe lëshoni njoftime për mospërmbushje kur është e nevojshme.
- Siguroni përputhjen e sigurisë në terren nga kontraktori/ndërtuesit/familjet.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Inxhinierinë e Ndërtimit ose përvojë ekuivalente në terren. Kualifikimi i inxhinierisë profesionale dhe licenca mbikëqyrëse në Shqipëri.
- Mban sigurim profesional dëmshpërblimi për dizajnin strukturor.
- Njohuri të gjera për procedurat teknike, rregulloret e ndërtimit të qeverisë, teknologjitë dhe materialet lokale të ndërtimit.
- Duhet të ketë të paktën 5 vjet përvojë në kontrollin e cilësisë, inspektimin e ndërtesave dhe menaxhimin e ndërtimeve, me një vetëdije të ekuilibruar se si të menaxhohet në mënyrë efektive performanca e kontraktuesit.
- Njohuri të plota të kodeve lokale të ndërtimit dhe standardeve të projektimit dhe aftësisë për të hartuar ndërtimin e sigurt nga tërmeti, projektimin, monitorimin e montimit.
- Njohës në aplikacionet AUTO CAD dhe MS Office (Word, Excel, Outlook Access– dhe idealisht MS Project).
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe në të shkruar, aftësi efektive ndër-personale, ndërtimin e konsensusit, aftësi negociuese.
- Aftësi në menaxhimin e projektit, planifikimit e të organizimit dhe qasje analitike;
- Përvojë e demonstruar e integritetit dhe profesionalizmit.
- Përvojë në zhvillimin e komunitetit, mobilizimin e komunitetit ose nisma të ngjashme vetë-ndihmëse.
- Njohuri të larta për sistemet dhe procedurat e administrimit të banesave, në veçanti kontrollin e punëve dhe menaxhimin financiar.
Kërkesat, Njohuritë, Aftësitë dhe Eksperienca
- Të ketë njohuri të mira komunikuese dhe analizuese.
- Të ketë aftësi për të punuar në situata të vështira, durim dhe fleksibilitet.
- Të ketë aftësi krijuese.
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
- Të respektojë gjatë punës parimet e doktrinës sociale të Kishës Katolike.
Data e parashikuar e fillimit të punës është 01/07/2020.
Ju lutemi paraqiteni pranë zyrave të Caritas Shqiptar dokumentacionin e kërkuar mëposhte ose dërgoni e-mail në adresën caritasalbania@caritasalbania.org
- Letër Motivimi
- CV
- Fotokopje te licencave profesionale
Do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.