Organizata:                        Caritas Shqiptar

Pozicioni:                              Këshillues/e psiko-social/e

Departamenti:                   Anti-Trafikimit dhe Migracionit

Vendodhja:                          Gjirokaster

Varet & raporton tek:     Menaxheri i Projektit

 

Konteksti/Përmbledhje e punës:

Caritas-i Shqiptar në  bashkëpunim me UN WOMEN dhe  me mbështetjen e Agjencisë Austriake per Zhvillim po zbaton një projekt në mbrojtje të të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve  që identifikohen në Shqipëri. Projekti synon përmirësimin e kushteve të pritjes në kufij dhe forcimin e  kapaciteteve institucionale  për të menaxhuar flukset e migracionit të përzier, me fokus fëmijët e pashoqëruar, gratë në rrezik nga trafikimi dhe dhuna, të mbijetuarat e dhunës/ trafikimit dhe abuzimit. Ky projekt do të realizohet përmes identifikimit të rasteve, mbështetjes psiko-sociale dhe intervistimit  duke rritur aksesin e tyre në infomacion, përkthim, këshillim dhe referim ne sistemin e shërbimeve sociale në nivel lokal apo qendror.  

Këshilluese psiko-sociale do të punojë me kohë të plotë dhe është përgjegjës për zbatimin e projektit duke ofruar përkthim sipas nevojave në pikat kufitare të zones ku zbatohet projekti,  punën në zyrë, logjistikën, përgatitjen e raporteve për Caritas-in Shqiptar, bashkëpunim me aktore të tjerë institucional, kryerjen e detyrave të deleguara nga manaxheri, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin.

Projekti zbatohet në qarkun e Gjirokastres.

 

Përgjegjesitë Specifike

  • Të ofrojë mbështetje stafit të terrenit gjatë punës me grupet miks migratore sidomos me gra dhe vajza të identifikuara nga Policia Kufitare dhe Migracionit.
  • Të ofrojë këshillim psiko-social ballë për ballë, për gra dhe vajza pjese te grupeve mix migratore. Të ofrojë seanca këshilluese dhe referon rastet e identifikuara në institucionet e tjera përkatëse (bashki, qendra shëndetësore, streheza, polici.);
  • Të ofrojë mbështetje dhe udhëheqje për individët, veçanërisht viktimat e trafikimit dhe dhunës, me qëllim parandalimin  e riskut dhe marrjen e shërbimeve.
  • Siguron një ambjent mikpritës dhe të sigurtë për personat që keshillon.
  • Vlerëson rrezikshmërinë e rasteve të paraqitura sipas protokollove përkatëse.
  • Të zbatojë parimet e përgjithshme për mbrojtjen, ruajtjen, sigurinë dhe administrimin e informacionit konfidencial
  • Ofron informacion të detajuar për rastet që identifikon dhe trajton.
  • Të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi pune me aktorët vendorë dhe anëtarët/et e komunitetit.
  • Të sigurohet që të gjithë aktivitetet të jenë të koordinuara me stafin e projektit në Caritas Shqiptar.
  • Të përgatisë raporte për secilin rast të trajtuar dhe raportime lidhur me projektin.
  • Të angazhohet edhe jashte orarit të punës

 

    Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në shkencat Sociale: Psikologji ose Pune Sociale;
  • Eksperiencat e punës në një nga fushat do të merren parasysh;
  • Eksperiencë pune të paktën 3 vjeçare në këshillim dhe trajtim rastesh;
  • Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në zbatim projektesh me tema sociale dhe donatorë ndërkombëtarë;
  • Është e detyrueshme të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike;
  • Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B.

 

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:

  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi;
  • Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues/e të qeverisë dhe partnerëve lokalë;
  • Aftësi të mira organizative
  • Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup
  • Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it
  • Të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike

 

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar
  • 2 kontakte për referenca nga punonjës të mëparshëm

Afati i dorëzimit

Dokumentat e nevojitura duhen të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda datës 26.06.2021 Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327  ose në adresën e email: caritasalbania@caritasalbania.org

Kohëzgjatja e pozicionit është 3.5 muaj  dhe data e parashikuar është  1 korrik 2021 deri me 15 tetor 2021. Ky pozicion mbyllet sipas dates se parashikuar ne njoftim.

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.