Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Logjistikë
Departamenti: Anti-Trafikimit dhe Migracionit
Vendodhja: Tiranë
Varet & raporton tek: Menaxheri i Projektit
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me UNHCR po zbaton një projekt në mbështje të të drejtave të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve që identifikohen në Shqipëri. Qëllimi i projektit është mbrojtja dhe ofrimi me dinjitet i shërbimeve për këta persona. Ky qëllim do të arrihet përmes mbështetjes humanitare duke rritur aksesin e tyre në infomacion, ushqim, veshmbathje, transport, akomodim dhe përkthim.
Përgjegjësi i logjistikës do të punojë me kohë të pjesshme dhe është përgjegjës për logjistikën dhe magazinimin e të gjitha materialeve të programit, përgatitjen e raporteve për Caritas-in Shqiptar, bashkëpunim me aktorë të tjerë, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin, shpërndarjen dhe monitorimin e ndihmave humanitare (NFIs).
Projekti zbatohet në nivel kombëtar.
Përgjegjësitë Specifike
- Të koordinojë çeshtjet logjistike në zonën e implementimit të projektit.
- Të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e zinxhirit të furnizimit, nga furnitorët në Caritas Shqiptar, nga magazina qendrore në magazinat lokale dhe anasjelltas.
- Të asistojë në nivel lokal që prokurimi i artikujve bazë të bëhet në kohën e duhur.
- Të përmirësojë sistemin e magazinimit dhe të kontrollojë magazinimin në nivel lokal.
- Të jetë përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport të mallrave në terren.
- Të planifikojë mënyrat e transportit, rrugët dhe caktimin e sasisë për cdo ngarkesë.
- Të mbikqyrë statusin e porosive dhe hyrjeve në magazinë për produktet dhe mallrat.
- Të mbajë përgjegjësi për magazinimin e materialeve të blera dhe shpërndarjen e tyre në bazë të librit të magazinimit.
- Të përgatisë raporte sipas nevojave.
- Të monitorojë të gjitha magazinat e projektit.
- Të angazhohet edhe me detyra të tjera të cilat do i delegohen nga përgjegjësi.
- Të angazhohet edhe jashtë orarit të punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në shkencat ekonomike, shoqërore apo fusha të ngjashme.
- Eksperiencat e punës në një nga fushat do të merren parasysh.
- Preferohet person me eksperiencë të paktën 1 vjeçare në zbatim projektesh me tema sociale dhe donatorë ndërkombëtarë.
- Është e detyrueshme të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze.
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike sidomos në programe Microsoft Office, e MS Projects.
- Është e detyrueshme të ketë patentë makine të klasit B dhe makinë personale për të levizur sipas nevojave të punës.
Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperiencat:
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi & ndërveprimi.
- Aftësi të mira organizative.
- Aftësi për të menaxhuar kohën me efektivitet dhe gadishmëri të udhëtojë në distanca të ndryshme.
- Aftesi në kryerjen e detyrave dhe mbajtjen e pëgjegjësive gjatë zhvillimit të punës.
- Aftësi për të punuar dhe kontribuar në grup.
- I gatshëm për tu përgjigjur nevojave me natyrë humanitare të organizatës.
- Angazhim ndaj vlerave dhe Misionit të Caritas-it.
- Të respektoje gjatë punës Doktrinën Sociale te Kishës Katolike.
Dokumentacioni i kërkuar për aplikim
- Letër motivimi
- CV e detajuar
- 2 kontakte për referencë nga përgjegjës në punë të mëparshme.
Afati i dorëzimit
Dokumentat e kërkuara duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda datës 02.02.2021
Adresa: Rruga -Don Bosko; Nr. 4 Tiranë; Tel: + 355 4 22 30088; Fax: + 355 4 22 34327
Kohëzgjatja e pozicionit është 15 shkurt 2021 deri më 31 dhjetor 2021. Ky pozicion mbyllet sipas datës së parashikuar në njoftim.
Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur.